BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Kruajtja në kor e qeverisë ‘Berisha’. Dhe tani është ora e gjumit për Zotin Bode! Meta vendos paqen me Tedin. Saimir Tahiri ‘humb’ mes mesazheve

16:00 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Kruajtja në kor e qeverise ‘Berisha’. Dhe tani është ora e gjumit për Zotin Bode! Meta vendos paqen me Tedin. Sajmir Tahiri ‘humb’ mes mesazheve.





Kruajtja në kor e qeverisë ‘Berisha’
Njëri kruan ballin, tjetri kokën, i fundit qafën… Në qeverinë ‘Berisha’ duket se çdo gjë shkon sinkron. Përveç mendimeve, edhe veprimet, gjestet, bëhen në kor. Madje, në një mënyrë kaq instiktive, sa s’është nevoja që të shihen në sy, ata e ndiejnë si ajri që thithin njëri-tjetrin, kanë një nuhatje admiruese, një shqisë të pazbuluar më parë, aq sa duhet besuar shprehja se kur disa njerëz rrinë bashkë me njëri-tjetrin, kanë një sinkronizim të pavetëdijshëm, si në rastin e kryeministrit të vendit, Sali Berisha, zv/kryeministrit Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha.


Dhe tani është ora e gjumit për Zotin Bode!
Këto mbledhjet e qeverisë shtyhen, por ama seancat parlamentare, me zor të madh… Në një të tillë është shfaqur edhe ministri i Financave, Ritvan Bode i lodhur, i përgjumur sa mezi po e shtyn… Madje, edhe gojën nuk e komandon dot, pasi ajo veç i hapet për gjumë. “Po, xhaxhi Ridvan nuk ta kanë mësuar që kur hapet goja vendoset dora para saj? Apo përgjumja ju ka mbërthyer dhe instinktet”? Por, ndërsa po shikonim këtë foto, po mendonim, pse të jetë kaq i përgjumur Bode? Ai mesa dimë nuk ka edhe ndonjë motiv që të rrijë natën vonë zgjuar…?!


Meta vendos paqen me Tedin
“Dëgjo Tedo, se akuzat për ty nuk i kam personale, më beso”! Kështu e ka shfajësuar veten zv/kryeministri i vendit, Ilir Meta pas sulmeve që i ka bërë “Gazetës Shqiptare” dhe gazetarit Tedi Blushi, në lidhje me çështjen e marrëveshjes së kufirit me Greqinë.


Tahiri ‘humb’ mes mesazheve
Kjo është një ditë si shumë të tjera për të, ku i duhet të shoqërojë kreun socialist, Edi Rama në zona të ndryshme të kryeqytetit. E teksa Rama vijon axhendën e tij, Saimiri qëndron pas dhe ndonjëherë i qëllon edhe të ndalet e të mos ecë për pak metra. Siç është për shembull ky rast në foto i kapur nga paparaci ynë, ku Saimir Tahiri, deputeti i ri i PS-së, ‘humb’ pas mesazheve në celular. Dikujt i shkruan me vëmendje dhe po kështu merr përgjigje prej tij, pasi për disa minuta Saimiri nuk e ka pasur mendjen fare se ç’bëhej rreth e rrotull tij, por merrej me celularin. Mirë që është spostuar ngjitur me trotuarin, se edhe me makinat që qarkullonin, punën do e kishte pisk.
Ky shkrim u botua më 28 nentor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.