POLITIKË

Dorëhiqet nënkryebashkiakja e Tiranës: Vota e 2 këshilltarëve të LSI në kundërshtim..

17:32 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka dhënë dorëheqjen nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Brunilda Paskali, pas votimit të djeshëm në këshillin bashkiak, që rriti me 20 lekë çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët.

Nënkryetarja nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj force politike tha se heq dorë nga ky funksion të cilin e mbajti për dy vite.

Kjo dorëheqje vjen pasi dy këshilltarë të LSI-së dolën kundër vendimit politik të kësaj force politike duke dhënë votën pro rritjes së çmimit të ujit. Ata plotësuan kuorumin e nevojshëm prej 31 votash të mjaftueshme për të kaluar këtë vendim. Paskali tha se vota e tyre ishte në kundërshtim me qëndrimin politikë të LSI, dhe se dorëheqja e saj vjen si dëshmi për seriozitetin ndaj qytetarëve.

Ndërkohë që ajo ndau një falenderim të vecantë për këshilltarët bashkiakë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke theksuar se në këto dy vjet është përpjekur për të mirën e qytetarëve.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nje plehre me pak . Ajo qendronte atje , vetem per te penguar punet. Per fanatiket e verber partiake , te vena ne ato pune vetem per merita partiake , nuk duhet pasur asnje meshire.

    Përgjigju ↓