Kryesore

Shpërthen Fuga: Flini dhe votoni me gurmazin të tharë nga etja! S’keni ujë? Pini coca cola!

08:46 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Akademiku Artan Fuga, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar rritjen e çmimit të ujit.

Sipas Fugës, ekonomia dhe administrimi nuk përcaktohen nga nevojat tona, nuk drejtohet nga logjika ekonomike, por thjesht nga trafiqet e influencave politike dhe nga humori i individëve qe as i njohim as na njohin, as i kemi zgjedhur as na përfaqësojnë.

Ja statusi i plotë

Çmimi i ujit.
Çmimi i ujit qe pime, lahemi, perdorim neper dushe,ËC, bejme supen, taratorin, dhallen, dje u percaktua nga:

Shkalla e amoralitetit politik brenda nje grupimi keshilltaresh, pra atyre te LSI.

Shkalla e korruptimit politik nga administrata.

Marredhenia e bashkise me mediat.

Numri i militanteve gjoja protestues te shkallen e bashkise.

Paaftesia e opozites per veprim politik.

Etj. dukuri jo ekonomike.

E kuptoni o njerez se ne cfare derexhejeje ka arritur menaxhimimi i hapesira et urbane???

Ekonomia dhe administrimi nuk percaktohen nga nevojat tona, nuk drejtohet nga logjika ekonomike, por thjesht nga trafiqet e influencave politike dhe nga humori i individeve qe as i njohim as na njohin, as i kemi zgjedhur as na perfaqesojne.

Por, vazhdoni flini, beni gjumin e vapes dhe blini ujin ne dyqan se ai eshte cmimi i vertete i ujit qe na kane hedhur si dush i ftohte mbi koke kryetaret e bashkive ne keto njezet vjet.

Flini dhe votoni me gurmazin te thare nga etja!

Nuk keni uje? Pini coca cola!

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.