BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Vasili ‘gati-tu’ para Bregut. “Miss” Bona, gjithmone në formë

16:00 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Petrit Vasili gati-tu  para Majlinda Bregut. Nora Malaj ‘Spiunon’ ministrin te Besnik Mustafaj. Luize, pimë nje çaj se s’është punë! Bona, gjithmone në formë




Petrit Vasili gati-tu  para Majlinda Bregut
Ministrja Majlinda Bregu dhe kolegu saj, Petrit Vasili, janë përballur në një mjedis të përbashkët, por ka rënë në sy fakti se ministri e Shëndetësisë ka qëndruar “gatitu” para saj. E gjithë kjo skenë ka lënë pa gojë Dashamir Shehin, i cili ka ndalur hapin dhe ka ndjekur me sy gjithë skenën, ndoshta duke menduar se këto janë të mirat dhe të këqijat e bashkëqeverisjes, që shfaqen edhe në mënyrat sesi respektohet njëri-tjetri. Ndoshta ministrja Bregu në ato çaste po e pyet Vasilin për gripin e derrit, meqenëse virusi AH1N1 më parë kalon nga dikasteri që ai drejton.


Nora Malaj ‘Spiunon’ ministrin te Besnik Mustafaj
Ka pak kohë që Nora Malaj është emëruar zv/ministre e Arsimit nga kampi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në kabinetin e demokratëve, të kryesuar nga ministri Myqerem Tafaj. Kjo “dashuri” e re mes LSI-së dhe PD-së duket se i ka mbushur mendjen Malajt që t’i afrohet ish-deputetit të larguar nga PD-ja, Besnik Mustafaj, ndoshta duke i kërkuar të bëhet pjesë e kësaj aleance. Kjo mund të jetë një ndër arsyet, por ndoshta zv/ministrja është duke i dhënë Mustafajit ndonjë informacion për shefin e saj, zotin Tafaj, prandaj ka preferuar të afrohet më shumë sesa duhet dhe t’i thotë në vesh sekretin e madh, që ka gjasa ta ketë mësuar nga momenti kur ka hyrë në kabinetin e Ministrisë së Arsimit…


Luize, pimë nje çaj se s’është punë!
Drejtori i qendrës teatrore “Metropolitan”, Kiço Londo, njëherazi një socialist i devotshëm, nuk kisht0e si të mos mungonte në protestën e organizuar nga Partia Socialiste me moton “Ku është vota ime”, fundjavës që shkoi. Në krah të tij është shfaqur edhe aktorja dhe deputetja e PS-së, Luiza Xhuvani. Por, nata ka qenë e ftohtë dhe nuk shtyhej pa një çaj. Kështu që i janë drejtuar së bashku tavolinës së çajit dhe bezdia e motit e darkës së vonë duket se është ndjerë tek Londo. S’ka faj… Kohë zgjodhën për protesta!


Bona, gjithmone në formë
Një grim i lehtë, sa për të theksuar tiparet, një fustan elefant, i zi me lule dhe gjithë kokat kthehen. Sepse, ajo është Bona! Valbona Selimllari, Missi i parë shqiptar, magjia e së cilës nuk shuhet kurrë. Është larguar nga spektaklet si bashkëpunëtore e tyre, por ama nuk është mënjanuar nga jeta artistike. Përkundrazi, ndjek të gjitha aktivitetet e saj të preferuara, siç ka ndodhur gjithmonë. Nuk ka munguar as në natën finale të Festivalit “Kënga Magjike”, që u zhvillua fundjavës që shkoi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Ky shkrim u botua më 21 nëntor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.