Kryesore

Deputeti socialist e paditi, shpërthen këshilltarja: As uji i pishinave tek kompleksi i Dajtit, nuk t’i lan zullumet

15:17 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pasi deputeti socialist Xhemal Qefalia e paditi për shpifje, këshilltarja e LSI-së shpërthen ndaj tij. Ajo vijon sërish akuzat ndaj Qefalisë, ndërsa thotë se zullumet e tij nuk ka ujë pishine që i lan.

Ajo shprehet se është e gatshme të përballet me fakte me deputetin.

“As uji i pishinave te kompleksi i Dajtit, nuk do t’i lajë zullumet e Xhemal Qefalisë. Në këtë gjyq jam në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe do përballemi me fakte”,- tha Guri.

Ndër të tjera këshilltarja e LSI-së, shtoi: Qendrimi im do jetë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe jo oligarkëve. Falenderoj Qefalinë për mundësinë që të vërtetoj shpërdorimet dhe lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm”.

PADIA
Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia paditi sot këshilltaren e LSI-së, Elona Guri në Këshillin bashkiak, për shpifje. Kjo e fundit e ka akuzuar deputetin socialist se ka vjedhur energjinë. “Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta”, deklaroi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.