Kryesore

FOTO e VIDEO/ Mbërrin në QSUT me helikopter pronari i kompleksit, në gjendje të rëndë

11:21 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka mbërritur me helikopter në QSUT, pronari i kompleksit “Fishta”, Besnik Zejnuni, ku edhe ndodhi sot shpërthimi. Raportohet se gjendja  e tij është kritike…

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e bombolës së gazit në një restorant në kompleksin “Fishta” në Velipojë.

Uniformat blu kanë konfirmuar se një ndër të plagosurit është edhe pronari i restorantit ku ka ndodhur ngjarja. Ai quhet Besnik Zejnuni dhe është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet me urgjencë drejt Tiranës, në repartin e djegjes plastikës në QSUT së bashku me një tjetër punonjës që ndodhen në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve ndodhet edhe një shtetase 19-vjeçare, Saida Spahija.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marrë njoftim se ka rënë zjarr në një lokal.

Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dërgohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Si dhe shtetasi Hektor Zenunaj dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.