KULTURË

Fotot/ Monika Stafa promovon “Kod”-in në qendrën “COD” në kryeministri

14:36 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetarja e njohur, Monika Stafa ka promovuar librin e saj më të fundit, “Kod”. Përmbledhja publicistike u prezantua në prani të gazetarëve dhe njerëzve të medias në qendrën COD në Kryeministri. “Kadare thotë një gjë: Asnjë libër nuk vjen nga lumturia, vjen nga trazimi, nga mërzitia. Një libër i bukur del atëhere kur ti ke një gjendje jo të mirë”, thotë gazetarja e njohur Monika Shoshori Stafa. “Elitat prodhuan kodet, normat që shoqëria të ecte përpara drejt progresit”, shton ajo.

Në këtë libër, gjen reflektime për të çkoduar disa nga problematikat që kanë shqetësuar gazetaren, të publikuara në formë opinionesh apo esesh në gazetën Shqip ku ajo shpesh vjen me një hapësirë të sajën. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë edhe përfaqësues nga AMA. Ish-gazetarja e ‘Top Channel’ edhe pse është larguar nga televizioni vazhdon të jetë e pranishme në media me shkrimet e saj publicistike. Stafa është bashkëpunëtore e rregullt e “Gazetës Shqiptare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.