Show-Bizz

Fustani i “Herve Moreau”, i porositur enkas për Orinda Hutën. Ja betimi romantik i Turit

09:09 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Pamela ALIAJ




Pa dyshim që data 27 korrik do të jetë një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre. Orinda dhe Turjan Hyska celebruan dashurinë e tyre 10-vjeçare në një ceremoni të jashtëzakonshme. Në qiell të hapur, me një arredim ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në dasmat VIP në Shqipëri, dasma e Orindës dhe Turit i ngjante një spektakli gjigant dritash, ngjyrash dhe emocionesh. Nën dritën e hënës dhe të mijëra dritave të tjera, arreduar nga “Geraldina Sposa”, vijnë pamjet e një kopshti të mrekullueshëm si në përralla. Të gjithë të ftuarit i priti një dasmë vërtet magjike! I veshur i gjithë ambienti me të bardha, ku asnjë detaj nuk mungoi, duke nisur që nga lulet deri te dritat, të cilat jepnin efektin e një mbrëmjeje të magjishme në natyrë. Për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare” burime thanë se ceremonia e çiftit ishte private, pjesëtarë të së cilës ishin vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë. Gjithashtu, e veçanta e saj ishte se çiftin e celebroi me fjalë zemre vëllai i dhëndrit, ku çifti iu betua njëri-tjetrit me fjalë dashurie. Ndërsa kalonin të sapomartuarit, dhëndrit nuk iu përmbajtën lotët nga emocionet.
E veçantë në dekorin e “Geraldina Sposa” ishin shkrimet e varura anash karrigeve, të cilat kishin një pasazh të Biblës dedikuar dashurisë, pasazh ky i preferuar nga Orinda. Ndërsa darka ishte e shtruar në pyll, buzë lumit, e improvizuar plot hijeshi nën pamjen e një pylli të ‘magjepsur’. Burimet thanë për “Gazetën Shqiptare” gjithashtu se ishin rreth 300 të ftuar në dasmën e çiftit. Një nga pasazhet unike ishte edhe surpriza e dhëndrit për nusen. Ndërkohë që nuk mund të lëmë pa përmendur fustanin prej princeshe të Orindës, i cili ishte vetëm një, i stiluar nga “Herve Moreau”, koleksioni i 2018-ës, i porositur enkas për nusen, me një dekolte shumë romantike dhe me një pelerinë tyli në vend të vellos tradicionale. Shumë persozhe të famshëm  kanë qenë të ftuar të çiftit: Blendi Klosi me bashkëshorten, Kozma Dushi, Aurela Gaçe, Ermal Mamaqi, Julian Deda, Land Hysa, Alban Kondi etj.
Ndërsa, për t’i dhënë një atmosferë shpërthyese atij vendi të magjishëm, të ftuarit kanë shijuar muzikën e divës shqiptare Aurela Gaçe.
Surpriza e mbrëmjes ka qenë një këngë që Turi kishte bërë enkas për Orindën.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit një jetë sa më të bukur së bashku! Urime!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.