Kryesore

Zbulohet cisterna me 1 mijë litra gaz në bodrumin e lokalit, ja çfarë e shkaktoi shpërthimin në Velipojë

12:31 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Velipoja është përfshirë sot nga paniku dhe tmerri. Ndonëse fillimisht u raportua se shpërthimi në Velipojë ndodhi për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) hedh poshtë këtë version. Institucionet shtetërore si ISHTI kanë hyrë për kontrolluar restorantin ku ndodhi shpërthimi, që shkaktoi të plagosur rëndë dhe tronditi të gjithë pushuesit, por jo vetëm kanë zbuluar një cisternë me njëmijë litra gaz në bodrum.

Sipas ekspertëve që janë futur në ambientet e lokalit ‘bombolat e gazit janë në rregull, pra nuk kanë plasur’.

“Inspektoret janë futur në ambientet e lokalit, dhe në bodrum ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Ka rrjedhur gazi i kësaj depozite që ka sjellë shpërthimin. Ambienti është në pronësi të Seit Fishtës. Do mbajnë të gjithë procedurat administrative sipas ligjit nuk ka plasur bombol”, kanë deklaruar burime nga ISHTI.

Seit Fishta është ish-kryetar i Komunës së Velipojës, biznesmen ndërtimi dhe ish-kandidat i PS për deputet.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:20, ndërsa shkaktoi tronditje e panik tek pushuesit. Zyrtarisht 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, 2 prej tyre babë e bir, të cilët janë transportuar me helikopter drejt Tiranës. Po kështu janë lënduar edhe rreth 20 persona të tjerë.

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.