AKTUALITET

Lushnjë/ Shpërthen bombola e gazit në ballkon, si shpëtoi familja

16:14 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në një banesë në katin e katërt të një pallati në qytetin e Lushnjës. Mësohet se nga shpërthimi i bombolës, e cila përdorej për gatim, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Fillimisht bombola, e cila ishte vendosur në aneksin e improvizuar në ballkonin e shtëpisë, ka marrë flakë, e më pas ka shpërthyer. Në këtë moment banorët e shtëpisë kanë dalë jashtë, e fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime. Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.