Kryesore

“Më ngacmoi dhe donte të më fuste me forcë në makinë”, rrëfimi 16-vjeçares në polici

10:02 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 42-vjeçar, i cili ka ngacmuar seksualisht një minorene është arrestuar sot nga Policia e Bulqizës. Ka qenë vajza me inicialet D.N., 16 vjeçare e cila ka bërë kallëzim penal lidhur me rastin në policinë e Bulqizës.

Ajo ka rrëfyer se 42-vjeçari Zafir Gj. E ka ngacmuar seksualisht me fjalë dhe më pas ka tentuar ta marrë me forcë në automjetin e tij. “Isha duke ecur në rrugë. Mu qep nga pas dhe filloi të më ngacmonte. U përpoqa të ikja por ai më kapi nga krahu dhe donte të më fuste me forcë në makinë”, ka rrëfyer 16-vjeçarja.

Menjëherë pas kallëzimit nga specialistët e policisë është bërë kapja e shtetasit të lartpërmendur, ku është konstatuar se kishte konsumuar alkool, ku pasi i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager ka rezultuar i dehur në masën 0.62 mg/l.

Pas veprimeve të para hetimore të kryera shtetasi i lartë përmendur është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, si dhe “Vepra të turpshme”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme./balkanweb/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.