Kryesore

“Nëse edhe ju s’keni asgjë për të thënë, na mori lumi”, Rama takim me 50 punonjës të kualifikuar të administratës

13:38 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




“Luftë pa kompromis me parazitët e grabitqarët dhe partneritet strategjik me punonjësit e aftë e të përkushtuar të administratës, për Shqipërinë që duam, me shtet, pune, mirëqenie”. Me këtë moto të forte, numri një i Qeverise, Edi Rama ka nisur sot takimin me rreth 50 punonjës të administratës publike, të dalë nga konkurset e DAP.

“Ne në nivelin politik i biem shkurt, që fajin e ka administrata, te opinioni publik është një tezë jo e vështirë, por kush i shikon të dhënat e procesit të rekrutimeve në administratën publike, kupton që ka shumë asete të vlefshme, me kapacitet për të bërë shumë më tepër se aktualisht, pasi nuk u kërkohet më shumë”- tha Rama.

Duke vijuar më tej, ai shton: “Për të bërë kapërcim historik në funksionimin e administratës duhet të ndërtojmë paralelisht me rrugën e goditjeve dhe spastrimeve të administratës nga parazitët një partneritet të shëndetshëm me pjesën e shëndetshme të administratës”.

Ai kërkoi mendimin nga secili, çfarë duhet bërë, si kanë vepruar ata për të gjetur pune dhe si veprojnë përditë për punën që bëjnë.

Përballë pyetjes dhe interesit te Rames, të rinjtë e të rejat, me të kualifikuarit janë stepur e nuk kanë folur.

“Duam raport për punën dhe sugjerime se çfarë do doni të ndodhte në raportin tuaj me punën dhe drejtimin e institucionit, jeni takuar me kreun e institucionit, për çfarë, si ndihen të tjerët që punojnë. Tani, ju jeni 50 të kualifikuarit, nëse edhe ju nuk keni asgjë për të thënë na mori lumi”, – tha Rama, duke treguar se pas kësaj do të nxirret rekomandim për lidershipin e ri.

Çdo ministër, sipas tij duhet te ndryshoje qasjen ndaj administratës për ta pasur atë me të motivuar në punë.

“Është krejtësisht konfidenciale, nuk ka asnjë shans që të dalë emri i dikujt, por duhet ta dimë, pasi synimi i kësaj është krejt tjetër”- ka thënë Rama.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.