AKTUALITET

Operacion anti drogë në Krujë, sekuestrohen 227 bimë kanabis

15:48 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e Krujës në bashkëpunim me Interforcën Italiane kanë ndërmarrë një operacion anti drogë në Krujë, ku janë sekuestruar 227 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në operacion morën pjesë rreth 30 forca policie, ndërsa u monitorua dhe kontrollua territori nga ajri dhe toka në fshatin Shkretë. Policia ka ndaluar një person dhe vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:
Krujë, më 28.07.2017. Monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Monitorimi u krye nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane. U angazhuan 30 forca policie. Asgjësohen me anë të djegies 227 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në zbatim të planveprimit dhe nga monitorimi nga ajri u zhvillua operacioni policor nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, gjatë dy ditëve janë angazhuar 30 forca policie për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike. Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri dhe toka në fshatin Shkretë, Njësia Administrative Cudhi u konstatuan 227 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies. Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur identifkimin e një shtetasi të dyshuar si kultivuesi bimëve narkotike. Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni i monitorim – kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.