POLITIKË

Petrit Vasili : Kryeministri të lërë dëgjesat e gallatës, kaosi po shkatërron turizmin

13:04 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i grupit parlamentare Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme për prishjen e disa ndërtimeve në Dhërmi. Me anë të një postimi në “Facebook” Vasili u shpreh se  në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime”.

Ish-kreu i LSI-së i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lërë dëgjesat publike dhe t’i krijojë komoditet pushuesve.

Statusi i Vasilit

Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime.

Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin.

Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar.
Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.