SPORT

Rifillojnë zërat e merkatos për Kaçen. PAOK-u nuk e ka në plane, Panioniosi po  

14:55 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Mesfushori i PAOK-ut, Ergys Kaçe, nuk ka arritur të imponohet në skuadrën e tij, me gjithë formën e mirë gjatë fazës përgatitore. Kjo ka lënë vend që skuadra të tjera në Greqi të tentojnë shërbimet e futbollistit të Kombëtares shqiptare.

Mediat greke bëjnë me dije se së fundmi është Panionios që po kërkon Kaçen. Mirëpo, duke qenë se PAOK ka kërkesa të larta ekonomike për kartonin e tij, drejtuesit e Panioniosit janë duke punuar për ta huazuar atë të paktën për një sezon.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e PAOK-ut për mesfushorin kuqezi. /PanoramaSport

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.