POLITIKË

Shpërthimi i cisternës së gazit në Velipojë, reagon Berisha: Vrasja me mjetet ujore të mafies

20:57 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka reaguar dhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, lidhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku disa persona u plagosën si pasojë e shpërthimit të një cisterne gazi në një hotel turistik.

Në një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se për shkak të mungesës së sigurisë, turizmi është kthyer në një sektor shqetësues.

Duke iu referuar rasteve të regjistruara këtë verë, Berisha thotë se janë mbytur 15 turistë në brigjet shqiptare.

“Vetëm në ujërat e plazheve të vendit janë mbytur 15 turistë”, thotë Berisha, ndërsa vijon: “Vrasja me mjetet ujore të mafies, e vajzës 15-vjeçare ruse, dhe shpërthimi i ujërave të zeza ne Ksamil (për shkak të BE thotë kryetarja siçiliste e bashkisë së Sarandës), dërguan lajme skandaloze në mbarë botën”.

POSTIMI I PLOTE
Turizmi skandaloz ne shtetin e Norieges!
Nje shperthim i fuqishem i nje cisterne gazi dhe nje zjarr i madh ne nje hotel turistik, tronditi sot mijra e mijra pushues ne Velipoje. Nga ky shperthim qe mund te merrte shume jete, por duket se çisterna e madhe nuk ishte plot gaz, u dogjen rende tre qytetare, te cileve nga zemra ju urojme sherim te shpejte.
Por mund te thuhet se ky ishte nje muaj skandaloz per turizmin shqiptar. Vetem ne ujerat e plazheve te vendit jane mbytur 15 turiste, dy here me shume se ne te gjitha plazhet e Europes te marra se bashku, dhjetra turiste te tjere humben jeten apo u plagosen ne trafikun jashte kontrolli te rrugeve te vendit.
Vrasja me mjetet ujore te mafies, e vajzes 15 vjeçare ruse dhe shperthimi i ujerave te zeza ne Ksamil (per shkak te BE thote kryetarja siçiliste e bashkise se Sarandes), derguan lajme skandaloze ne mbare boten.
Po te shtojme ketu sherbimet skandaloze dhe cmimet marramendese te pakontrollura, mungesa e energjise elektrike dhe ujit te pijshem, te gjitha keto perbejne nje bilanc skandaloz te turizmit te nje vendi pa zot dhe turpin e kesaj qeverie qe noton ne korrupsion. sb


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.