BOTA

Shqiptari i arratiset policëve italianë teksa po e dërgonin në burg

15:23 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në të gjithë Italinë kanë filluar kërkimet për një shqiptar që 7 ditë më parë arriti t’iu arratiste agjentëve të policisë pasi e kapën pranë banesës së tij në Brindizi në rrugën “Apia”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm. Nëpërmjet një kontrolli në bazën e të dhënave policia zbuloi se shqiptari ishte pa dokumenta dhe kështu vendosi t’i vërë prangat.

Gjatë dërgimit për në burg, shqiptari arriti t’i largohej policëve, duke u larguar në një rrugicë të errët. Policia menjëherë lajmëroi në qendër për incidentin, për të filluar kërkimet menjëherë. Policia ka fokusuar vëmendjen kryesisht në portet dhe qytetet kufitare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.