Show-Bizz

Si dukej Orinda Huta në fund të dasmës, na e tregon Aurela Gaçe

13:57 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një dasmë spektakolare për nga surprizat dhe të ftuarit artistë që performuan…por sigurisht që në qendër të saj ishin Turi dhe Orinda, që u emocionuan dhe dhuruan shumë emocione, por edhe u argëtuan duke kënduar e vallëzuar.

Në mbyllje të dasmës me siguri janë ndier të troshitur emocionalisht dhe fizikisht e megjithatë shkëlqimin në sy nuk e kishin humbur.

Aurela Gaçe, këngëtarja që performoi në dasmën e tyre duke krijuar një atmosferë magjike, ka postuar një foto ku shohim atë me çiftin e sapomartuar dhe partnerin e saj Skerdin.

“U plakshi bashkë Orinda Huta dhe Turjan Hyska. Kjo foto u shkrep në fund, por ju akoma shkëlqeni dhe sytë ju qeshin sepse kështu është kur martohesh me atë që do”, shkruan Aurela.

Për nusen sigurisht që është më e vështirë të ruajë pamjen e freskët, flokët nuk mund të qëndrojnë në vend pas shumë orësh vallëzim dhe as grimi, megjithatë Orinda duket shumë e bukur siç ka qenë gjithmonë dhe megjithëse e lodhur, vazhdon të qeshë. Edhe Turi gjithashtu…Ka të drejtë Aurela…Ah, po edhe Aurela që ka kënduar dhe është hedhur aq shumë duket shumë e freskët!

Kështu është kur martohesh me njeriun që do dhe kur bën çdo ditë palestër!/Class


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.