Kryesore

VIDEO/ Shpërthimi në Velipojë, ambulancat plot me të plagosur, pronari i kompleksit dhe një punonjës nisen me helikopter drejt Tiranës

10:57 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




4 persona nga 20 të plagosur raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Gazetari Senad Nikshiqi ka raportuar për News 24 se ka një numër të madh pushuesish që janë mbledhur rreth vendit të ngjarjes ku pamja është tronditëse.

Ai bëri të ditur se pronari i kompleksit “Fishta” në Velipojë, ku edhe ndodhi shpërthimi është nisur me helikopter drejt Tiranës me helikopter, së bashkur me një punonjës  tjetër.

Një të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori i spitalit rajonal Shkodër, i cili bëri të ditur në një linjë telefonike për News 24.

Gjendja e tyre mësohet se është kritike, ndaj dhe janë nisur urgjent në drejtim të kryeqytetit. Ndërkohë dy prej të plagosurve janë dërguar në spitalin e Shkodrës për trajtim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në vendin e ngjarjes ka shkuar e para zjarrfikësja e Velipojës por më pas edhe të tjera nga Shkodra. Ambulancat shkojnë e vijnë në vendin e ngjarjes për të transportuar të plagosurit e shumtë. Pritet transportimi i personave që janë në gjendje të rëndë me helikopter drejt Tiranës. Shpërthimi ka shkaktuar përveç tronditjes panik të madh tek pushuesit dhe turistët e huaj. Dyshohet se të plagosurit më rëndë janë punonjësit e kuzhinës së restorantit”, ka raportuar gazetari, i cili  gjithashtu raportoi se janë neutralizuar flakët tashmë, dhe situata po i kthehet normalitetit dalëngadalë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.