Kryesore

Basha nxjerr emrat: Ja trafikantët e drogës që duhet të arrestojë kryeministri Rama

14:11 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar sot duke përdorur dhe doza ironike në aksionin më të fundit të shpallur nga kryeministrit Rama, lidhur me operacionin antikanabis dhe kapjen e trafikanteve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ne “Facebook” Basha ka përmendur emra konkret të cilat duhet të arrestoje Rama si kokat e trafikut në vend nga ish ministri Saimir Tahiri, tek eskobari Klement Balili dhe vëllai i ish ministret Xhafa.

Postimi i Bashës 

Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën. Por, tashmë, dihet se herozimi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin.

Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij, si kurrë ndonjëhere. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen.

Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave.

Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu.

Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t’i largojë.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po ky palla nuk di te boje opozite, por vetem papagall e ngjon te boje. Po kur ka prova pse nuk bon denoncim ke autoritet e drejtesise? Po njerezit qe ky akuzon pse nuk e denoncojne?

    Përgjigju ↓