EKONOMI

Hapet konkursi për drejtuesit e hipotekave

10:00 - 01.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela Manjani

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive në të gjithë vendin do të kenë në shtator drejtorë të rinj. Madje, i gjithë stafi i hipotekës do të riformatohet pas analizës së punës së gjithsecilit që punon në hipotekë. Tashmë janë hapur konkurset për drejtuesit e hipotekave. Deri në fund të muajit gusht do të jenë përzgjedhur të gjithë drejtuesit e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përmes një procedure të hapur konkurrimi.
Grupet e punës
Së shpejti do të ngrihet një grup pune për përcaktimin e kritereve të aplikuesve, ndërkohë që paralelisht do të nisë një proces verifikimi apo vetingu për punonjësit e hipotekave. Lajmi është dhënë nga Blerina Doracaj, kryeregjistruesja e Tiranës, e cila gjatë një deklarate për mediat dha detajet e mëtejshme për konkursin e drejtuesve të hipotekave. “Shprehem se situata është dramatike dhe ka nevojë për përmirësime rrënjësore. Në të gjitha dëgjesat që ka bërë kryeministri, refreni ka qenë ZRPP. Për ecurinë e punës dhe situatën e çdo zyre është hartuar një informacion dhe i është paraqitur kryeministrit pa fshehur asgjë. Mbi bazën e kësaj analize fillestare të situatës kam  kërkuar që të gjithë drejtuesit e zyrave vendore të futen në një garë për të merituar nderin për t’u shërbyer qytetarëve. Regjistruesit do të zgjidhen kundrejt një procedure të hapur, e cila do të përmbyllet në fund të muajit gusht. Për këtë do të ngrihet një grup pune për përcaktimin e kritereve të rrepta dhe ngushtësisht teknike për aplikuesit për regjistruesit në të gjitha zyrat vendore”, tha Doracaj.
Vetingu
Sa i takon procesit të vetingut, gjatë kësaj deklarate, Doracaj pohoi se paralelisht me analizën e punës do të nisë edhe zbatimi i tij. “Paralelisht me hapjen e konkursit për regjistruesit do të nisë edhe një proces verifikimi apo vetingu për të gjithë punonjësit e zyrave të regjistrimit nga i pari tek i fundit. Për çdo rast që do të konstatohet shkelje ligji do të procedohet me kallëzime penale dhe për çdo rast të shkeljes administrative do të bëhet largimi nga puna i këtyre punonjësve”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.