Kryesore

Mustafa Nano godet sërish: Nuk është provuar që shqiptarët janë ilirë, janë hamendësime

11:05 - 01.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas debatit të fortë që shkaktoi pak ditë më parë kur deklaroi se nëna e Skënderbeut kishte origjinë serbe, këtë herë Mustafo Nano hedh një tjetër tezë të fortë. Ai thotë se nuk ka prova të mjaftueshme që shqiptarët janë pasardhës të ilirëve. Ai deklaron se dihet se kush janë grekët dhe serbët, ndërkohë që për shqiptarët shprehet se nuk ka prova të mjaftueshme që janë ilirë.

Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin “Fol me mua, fol me ata”, të gazetarit Enkel Demi, në TVSH.

“Nuk është provuar që ne jemi ilirë”, ka thënë Nano.

Nano thotë se beson se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve , por janë hamendësime pa prova.

“Nuk është provuar që jemi ilirë. Janë hamendësime me pak prova. Dihet kush janë serbët, sllavët apo greket. Ne kemi një periudhë të errët informacioni që nuk provon vazhdimësinë. Ka shumë gjasa të jemi ilirë se nuk ka kush të jetë tjetër, por kjo nuk është provuar. Të thuash që shqiptarët dhe grekët rrjedhin nga pellazgët nuk ka prova. Përderisa është me pikëpyetje nga vimë ne nuk provohet as kjo”, ka thënë Nano.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Per te dyja temat qe ka cekur ka shume te drejte. Pse qenka kaq e veshtire te pranosh realitetin. Kush ka njohuri historike eshte ne nje mendje me M. Nanon.

    Përgjigju ↓