Speciale

Samiti në Podgoricë/ Pence jep porositë e Trump për liderët e Ballkanit, lërini mënjanë zemërimet

14:03 - 02.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është zhvilluar sot Samiti i Kartës së Adriatikut, një takim i përvitshëm që organizohet mes liderëve e ministrave të jashtëm të Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ndëkohë që këtë vit do marrin pjesë edhe Kosova, Serbia dhe Sllovenia, në statusin e vëzhguesve të takimit.

Në fjalën e mbajtur në Podgoricë, zëvendëspresidenti amerikan, Pence, ka shpalosur para liderëve të rajonit politikën e SHBA ndaj Evropës dhe Ballkanit dhe ka inkurajuar liderët të bëjnë si duhet detyrat për të cilat janë besuar nga qytetarët.

“Më ka dërguar Trump për të përcjellë angazhimin e veçantë për Ballkanin Perëndimor. Trump do të qëndrojë me ju ndërsa ndiqni të ardhmen tuaj evropiane, SHBA ju mbështet, se çdo rrugë do forcojë Evropën. Me Trump politika e SHBA do të jetë prosperiteti i Amerikës në fillim, por Amerika e para nuk do të thotë Amerika e vetme, lidhja SHBA-Evropë do të jetë jetike, ne jemi më të fortë se bashku sesa të ndarë”- tha ai.

Ai porositi liderët të lënë  mënjanë zemërimet. “Punoni së bashku, forconi ekonomitë, luftoni korrupsionin, ndërtoni qeveri të besueshme e të përgjegjshme, rrisni besimin te njerëzit, detyra juaj kërkon kurajë”- tha ai.

Kryeministri Rama u takua sot në Podgoricë të Malit të Zi me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence. Në këtë takim ishte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.