Tech

“As b.tha nuk lahet me këtë ujë”/ Letra e qytetares drejtuar Erion Veliajt

19:31 - 03.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas lajmërimit për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nga Bashkia e Lali Lekut, me aprovimin e Lali Lekut, nuk kanë qenë të paktë qytetarët që vijojnë të denoncojnë ujin e pijshëm (nëse mund të quhet ti tillë) që u vjen në çezma.  Është një zonjë, banuese në Yzberish, ajo që bën denoncimin ditën e sotme pranë JOQ.al teksa shprehet se uji që i vjen në shtëpi nuk përdoret as për të larë tualetin, jo më për ndonjë gjë tjetër.

“Unë jam një banuese në zonën e Yzberishit. Në këtë pjesë të Tiranës uji është thuajse i papërdorshëm. Për të gatuar nuk bëhet fjalë, po as për të kryer higjienën personale pas kësaj që pashë. I them Lali Lekut që s’i jap qindarkën, jo më të paguaj më shumë.  Më kishte mbaruar uji i distiluar për të hekurosur (përdor të tillë pasi prej ujit të çezmës më janë prishur dy hekura) dhe mendova që ujin e çezmës ta valoja. E vura në vatër dhe e lashë diku tek 20-25 minuta dhe shikoj që uji kishte nxjerrë këto gjërat e bardha në sipërfaqe. Theksoj që ishte vetëm ujë çezme në një tenxhere të pastër. Ky është një problem jetik për banorët e kësaj zone dhe besoj edhe të zonës së Misto Mames. Duhet menduar që në këto zona ka akoma familje që blejnë me liste dhe uji i blerë është luks për ta.

Ju lutem bëjini thirrje të gjithë banorëve të kësaj zone që ta bëjnë një provë të tillë dhe t’jua nisin. Është e vetmja formë që mund ti hapi rrugën mbylljes së debatit për rritjen e çmimit të ujit”, – thotë zonja pasi tregon eksperiencën e saj të frikshme dhe dëshmon përmes fotove e videove atë që i ka ndodhur.Ajo shton se për shkak se uji vjen me dhê, duhet të ndërrojnë shumë shpesh rubinetat e të pastrojnë filtrat e ujit.  Të mos llogarisim që ËC-ja është përherë ngjyrë kafe në pjesën ku mban ujin, sado që lahet me solucionet përkatëse çdo javë”, – përfundon zonja. JOQ


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.