Kryesore

FOTOT/ Autorët e vrasjes së Marvi Mihalit para gjyqit, babai i Eugen Bitrajt përlotet: Situata mes familjeve, e rëndë

10:50 - 03.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë për një karikues telefoni Marvi Mihali, ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për katër të akuzuarit për vrasjen e 22-vjeçarit. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për të akuzuarit. Ndërkohë që deri në këto momente vetëm Eugen Bitraj ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Ndërkaq, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Tiranës ka qenë i pranishëm edhe babai i Eugen Bitrajt. Në një dalje për mediat ai i ka shprehur ngushëllime familjes Mihali, teksa në një moment kur po fliste është përlotur. Babai i Eugen Bitrajt ka theksuar se situata është e nxehtë, ndërsa u ka kërkuar falje familjes Mihali.

“I kërkojmë falje familjes. i shprehim ngushëllime të thella. U lutem të gjejnë forca të reagojnë pozitivisht. Gjithçka ka ndodhur për një karikues. Nuk jemi takuar deri më tani pasi situata është shumë e rëndë

Askush nuk do të donte të ishte prind i asnjërit në këtë situatë, as i djalit që humbi jetën e as të atyre që sot janë fajtorë. Jemi shumë të tronditu. Fëmijët kanë bërë një gjë shumë të keqe.”

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.