OPINION

Shkullaku tregon strategjinë e Ramës: Po i hedh popullit ‘kokat e prera’ të drejtorëve  

10:48 - 03.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Gazetari Armand Shkullaku kritikon kryeministrin Rama për mënyrën se si po bën gjyqe publike ndaj drejtorëve të administratës.

Në një analizë të botuar sot në Gazetën Mapo ai shkruan se nuk ishin drejtorët ata që firmosën për shëndetësinë falas, për check-up falas dhe koncensionet e laboratorëve.

“A mundet një kryeministër që dështimin katërvjeçar në shëndetësi ta shesë në publik si vepër armiqësore të një grupi drejtorësh? Të gjithë e dinë që nuk ishin drejtorët ata që nënshkruan milionat e eurove për gjoja check-up falas, sterilizim, dializë, laboratorë apo për aferat e medikamenteve, pajisjeve kirurgjikale, automjeteve etj., ndërkohë që nuk u bë asnjë investim serioz në infrastrukturë për plot katër vjet. E po kështu, aferat që zbulohen çdo ditë me pronat, legalizimet, lejet e ndërtimit, zaptimin e bregdetit e hapësirave të gjelbra, nuk janë vepër e ndonjë zyrtari lokal, që linçohet në mënyrë të neveritshme përpara turmës që duartroket, por vullnet i kupolës që qeveris vendin”, shkruan Shkullaku.

Sipas tij “Strategjia e kryeministrit për të shuar etjen e qytetarëve për më shumë mirëqenie duke u hedhur kokat e prera të disa burokratëve dhe për t’i përdorur këto si koka turku për të mbuluar mëkatet e veta, është e qartë. Kryeministri po e nis mandatin e dytë duke larë duart jo vetëm nga dështimet e kaluara por edhe angazhimet e ardhshme. Udhëheqësi nuk mund të japë vetë llogari, ai vetëm e kërkon atë në emër të popullit. Ai është destinuar të mbajë timonin dhe jo të përgjigjet për destinacionin. Ata që ia besuan këtë timon, nuk është çudi të kënaqen thjesht duke ardhur vërdallë dhe duke u përmbushur me gjyqet popullore ndaj atyre që i vënë shkopinj në rrota timonierit. Treni ynë prej dekadash sillet rrotull duke na lënë në vend të fundit në garën me popujt e tjerë. Nuk mund të jetë gjithnjë një rastësi. Ne prodhojmë timonierë, por jo mjete që na çojnë përpara”.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kryyeministri duhet te shhkarkoj jo vettem drejtoret por te gjith te korruptuarit domethon te gjith spese jan te till,me vjen keq qe kta hajduta e gjakpires mbrohen nga palo gazetar si puna jote, dhe fatkeqsisht nuk do ti pergjigjen te gjith drejtesis shiptare edi rama u votua nga populli per te ven drejtesin kundret shiptareve se u ka shkuar thika ne palc nga politikanet ton edhe te administrates shteterore te mbrojtur edhe nga ju gazetar maskrejn qe ne nje far menyre keni gisht edhe ju si gazetar ne te gjitha krimet qe Jan kryer ndaj popullit, nje sugjerim do ti jap Kryeministrit ta bej luften kunder korrupsionit qe premtoi,dhe mos te tallet me pensionistet me rritje prej 600 lekesh turp per ate qeveri,dhe te mos i rendoj shhtresen e varfer ata qe te votuan per drejtesin e edhe pak mirqenie

    Përgjigju ↓