OPINION

Skënder Minxhozi: Koalicioni PD-LSI, Basha del i humbur. Ja strategjia e Kryemadhit

22:01 - 04.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Skënder Minxhozi ditën e sotme ka komentuar mundësinë e një koalicioni PD-LSI. Sipas tij LSI po  tenton të afrojë PD, por nëse Basha pranon do ta ketë të vështirë të afrojë votuesit e tij.  “Një mesazh i tillë është përsëritur shpesh nga ana e LSI në javët e fundit, edhe si një tentativë për të futur sadopak në mendime të “gjithëfuqishmin” Edi Rama, për atë që do të ndodhë pasi parlamenti të mblidhet në shtator. Duke u bërë gati për një sezon të fortë opozitar, LSI po tenton të tërheqë pas strategjisë së saj edhe PD, e cila nuk ka dalë ende nga tuneli i sherreve të brendshme që shkaktoi rizgjedhja e Lulzim Bashës në krye të partisë.

Nëse Basha vendos të afrohet me LSI, duhet të ketë parasysh se do ta ketë të vështirë të rikthejë në shtëpi votuesit që e kanë braktisur plot dy herë (për të mos folur për zgjedhjet lokale të 2015), duke vënë vendin e punës mbi preferencat partiake dhe simpatitë e vjetra politike. Një opozitë e fortë dhe e ndershme do të ishte përgjigja e vetme për Bashën, në kushtet kur ka përballë një shumicë solide që nuk pyet më për askënd, por edhe një opozitë konkurrente që ka treguar se i luan të gjitha lojrat e imagjinueshme për të arritur qëllimet e saj. Natyrshëm, termi “bashkëpunim” është tejet flu dhe i papërcaktuar, sidomos kur bëhet fjalë për parti politike që kanë objektiva të ngjashme në katër vitet e ardhshme.

Gjithsesi çdo forcë politike ka pigmentin e saj, rrugët dhe mjetet e saj të luftës parlamentare. Dhe në këtë aspekt, LSI dhe PD vijnë e takohen nga pikënisje të ndryshme, në sallën e Kuvendit në legjislaturën e shtatorit. Basha duhet të vendosë se sa dhe se si do t’i qëndrojë marrëveshjes së 17 majit me Ramën, kurse Kryemadhi e Vasili vijnë nga një fushatë e helmët, pas katër viteve bashkëjetesë në qeverisje. Dinamikat janë të ndryshme, edhe qasjet pritet të jenë të ndryshme. Aq më tepër që dy partitë e mëdha kanë pasur tradicionalisht mendime të ngjashme në lidhje me “partinë e mesit”, shkruan Minxhozi per “Javanews”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.