POLITIKË

Takimi Demiraj-Meta/ Luan Rama: Kryeministri bëri listën, po presidenti u informua për bosët e drogës?

18:59 - 04.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas takimit të ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, me presidentin Meta, ka reaguar nënkryetari i LSI-së.  Luan Rama ka shkruar se Demiraj kishte për detyrë të informonte presidentin rreth situatës së zjarreve në vend, por pa harruar listën e kriminelëve të drogës.

Statusi i Luan Ramës

STATUSI I LUAN RAMËS

Vëmendja tek zjarret, nuk duhet të na bëjë të “harrojmë” listën e kriminelëve të drogës!

Siç bëhet e ditur zyrtarisht, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm, gjatë të cilit, citoj njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Presidencës:

“… Kreu i Shtetit i Shtetit diskutoi me shqetësim dhe vëmendje maksimale mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të zjarreve në disa qarqe”.

Natyrisht, njoftimi është më i gjatë e më i detajuar, por thelbi është në çfarë citova më lart.

Shumë mirë deri këtu! Sepse zjarret po djegin Shqipërinë!

Dhe me gjithë përpjekjet e sforcuara dhe angazhimin e një morie institucionesh, edhe për shkak të një strukture inefiçente të mbrojtjes kundër zjarrit e të pa pajisur me e mjetet e nevojshme, zjarret vazhdojnë të bëjnë kërdinë, sidomos në pyje, e të mbeten një rrezik i madh.

Mirëpo unë gjetiu e kam fjalën.

A u informua Presidenti i Republikës prej Ministrit të Brendshëm për atë “zjarrin” tjetër, për drogën që po e djeg Shqipërinë prej vitesh e që u rindez në kohën e Rilindjes në të gjithë teritorin e vendit?

A ju bë e njohur Presidentit të Republikës lista me 124 emrat e shpallur si kriminelët e drogës prej vetë Kryeministrit e më pas edhe prej Ministrit të Brendshëm?

Vëmendja tek zjarret që po djegin Shqipërinë, nuk duhet të na bëjë të harrojmë listën e kriminelëve të drogës!

E meqë po bëhet mbi një javë që Kryeministri deklaroi se e ka këtë listë, a ka ndërmarrë ndonjë veprim procedurial Prokuroria, qoftë edhe kryesisht, siç e lejon edhe Kodi i Procedurës Penale, pavarësisht faktit nëse e dërgon në Prokurori këtë listë Kryeministri apo jo?

Eshtë koha për luftë me forcën e ligjit ndaj çdo veprimtarie kriminale e sidomos, ndaj kultivimit e trafikimit të drogës!

Ndaj Presidenti i Republikës, nëse nuk është informuar zyrtarisht nga Ministri i Brendshëm për “listën me 124 emrat e kriminelëve të drogës” dhe se çfarë po bëhet për t’i dërguar ata në duart e ligjit, duhet ta thërrasë sërish.

Duhet ta thërrasë e jo vetëm të informohet. Duhet të thërrasë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe Drejtorin e SHISH, edhe Kryeministrin, sepse lufta kundër drogës duhet kthyer në një aksion kombëtar.

Kjo është një luftë që duhet fituar medoemos, për të shpëtuar Shqipërinë!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Zoti Luan, beni mir qe grini shqetesimin e ndjekjes penale te boseve te droges, te cilet duhet car sa me par per hetim dhe ndjekje penale.
    Por mos u cudit qe keta kriminel edhe pse skan njgjyr te shkruar, Me shum jan idhetar, simpatizant, ndoshta dhe pjestar te PD, LSI dhe me pak rezik te PS.
    LSI, perfaqesohet me kryebanditine e balkanit, Balili. ish shefi i transportit ne Saranade perfaqesusi tuaj, pa folur per tarfikantet e portit te Durresit perfaqesus te LSI qe te lidhur me kriin lejonin maunet te kalonin me hashash ne brigjet Italjane. Dote cuditeni edhe ju vet kur te dalin emrat. Lista e emrave te trafikanteve esht hapi i par, rendesi ka identifikimi dhe nxjerja para drejtesis e ketyre krimineleve, qe me veprimet e tyre antiligjore , marin jet njerezish.

    Përgjigju ↓