BLUETOOTH

VIP-at NË PLAZH, Luana Vjollca nis pushimet me të dashurin, Marina Fara prek “zogun”. Alketa Vejsiu, Aida Shtino, Luana Vjollca, Jonida Maliqi

11:00 - 05.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, kjo fundjavë i ka gjetur të gjithë në plazh. VIP-at tanë kanë ngritur temperaturat buzë detit, duke konfirmuar edhe njëherë se kanë ndërmend ta shijojnë famën shumë gjatë. Krahas temperaturave të larta, personazhet e famshme e kanë bërë edhe më të nxehtë këtë verë. Disa kanë zgjedhur pishinat, shumica e tyre plazhet, por një gjë është e sigurt, gushti i ka gjetur të gjithë të nxehtë.




Marina Fara
Nëse flasim për vajzën bukuroshe të Eli Farës, të gjithë e dimë që fotot hot do t’i kemi me shumicë. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, teksa Marina Fara ka provokuar nga Saranda, ku po pushon. Me tanga, apo me duart tek zonët intime, brunia seksi ka treguar edhe njëherë format shpërthyese që ka. E si një beqare, pushimet e saj këtë verë janë me mikeshat. E sigurt që vëmendja mashkullore nuk i ka munguar.

Alketa Vejsiu
Deri para kësaj vere të gjithë thoshim se moderatorja është e rezervuar sa u përket fotove me bikini. Por duket se Alketa përgjatë kësaj stine e ka thyer këtë tabu. Teksa është duke pushuar, ajo nuk i ka kursyer fotot me rroba banjo. Në fakt është një mëkat i vërtet që prezantuesja na e ka kursyer pamjen e trupit të saj, pasi gëzon realisht forma perfekte. Pushimet e Alketës do të përfundojnë në shtator, kur ajo do të rikthehet edhe njëherë në ekranin e TV “Klan” me formatin “Dance With Me”.

Aida Shtino
Prej kohësh i mungon ekranit, por në rrjetet sociale Aida Shtino duket se kalon shumë kohë. Edhe përgjatë pushimeve, prezantuesja ka shpërndarë fotot teksa shfaqet shumë e relaksuar. Nuk dihet destinacioni i saj, apo personat që e shoqërojnë. Kujtojmë që pas ndarjes nga bashkëshorti, ajo nuk është parë kurrë në shoqërinë e ndonjë mashkulli, duke shijuar e vetme jetën. Do të na duhet të presim derisa të mbarojë pushimet për të marrë vesh se ku do ta shikojmë Aidën në shtator.


Luana Vjollca
Mos u ankoni kot nëse ende nuk i keni marrë pushimet, as Luana Vjollca nuk i ka nisur. Edhe pse sezoni ka mbaruar, moderatorja ka marrë vetëm dy ditë pushime. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, biondja seksi është duke pushuar së bashku me partnerin e saj, Krenar Çoçaj. E duke qenë se ka vetëm dy ditë pushime, destinacioni do të jetë i afërt me Tiranën. Luana sapo ka lançuar edhe këngën e saj më të re, “Benzina”, ndaj kjo verë do të jetë e mbushur me koncerte për të, duke mos pasur shumë kohë në dispozicion për të pushuar.


Jonida Maliqi
Për Jonidën, kjo s’ka qenë një periudhë e lehtë. Megjithatë, pas divorcit me bashkëshortin, këngëtarja ka vendosur të pushojë për pak kohë me djalin, Dan. Ashtu si duket edhe nga fotot, Jonida dhe Dani kanë kaluar një ditë së bashku në një nga resortet me pishinë. Vogëlushi duket më i lumtur se kurrë duke shfrytëzuar kohë me mamin e tij. Nga ana tjetër, këngëtarja duket në top-formë, teksa si rrallëherë është shfaqur me bikini.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.