Tech

“Gëzuar ditëlindjen Baba festo aty në parajsë ku e meriton…”, përlot vajza e Met Begës, artistit të madh

12:29 - 07.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vajza e artistit të madh Met Bega, Matilda Bega, ka kujtuar babain e saj të ndjerë në ditën e lindjes së tij. Ajo shkruan se gjithmonë atë do ta kujtojë në ditën e lindjes që ai, sipas saj, e festonte dy herë, njëherë në shtëpi dhe njëherë me kolegët e estradës.

Ndër të tjera vajza e artisti shkruan se edhe pse u bënë dy vjet nga vdekja e Met Begës, atë e pyesin përsëri “mos je gjë vajza e Met Begës”, madje edhe dy fëmijëve të saj u thonë mbesa dhe nipi i Met Begës. Kjo e bën të ndihet mirë sepse kështu, siç shkruan ajo, ai mbetet gjithmonë mes tyre.

“Sot eshte data 7 Gusht nje date qe nuk do ta harroj derisa te vdes eshte data e ditelindjes se babait tim..Une jam Matilda Bega por pak ma dine emrin une per te gjithe jam e bija e Met Beges. Edhe pse u bene 2 vite pa babin perdite e njejta pyetje mos je gje e bija e Met Beges sa mire ndjehem se keshtu ai mbetet me mua deri ne vdekje..Edhe pse mama e 2 femijeve mbetem e bija e Metit madje edhe femijeve te mi Reas edhe Geldit tashme u thone mbesa dhe nipi i Met Beges per te cilet gjyshi pati shume endrra ,por nuk mundi u semur vuajti shume nga nje semundje te cilen ai nuk e meritonte,Gjithsesi per nje gje jam e sigurt ai vuajti gjate nga semundja ne toke por tashme nje gje eshte e sigurt ai eshte ne parajse..Kurre nuk do ja kujtoj diten e vdekjes tim eti por per te ka vetem nje date ,data e lindjes 7 gusht.Kete date ai vete e kishte te shenjte bente 2 festa nje ne shtepi nje me koleget e estrades.Gezuar ditelindjen Baba festo aty ne parajse ku e meriton”, shkruan Matilda Bega


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.