Show-Bizz

Violinisti Shkëlzen Doli sjell përsëri “Filarmoninë e Vjenës” në Tiranë

10:00 - 09.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Enida HIMAJ

 

Të gjithë e kujtojmë ende mbrëmjen e 2 janarit, ku violinisti Shkëlzen Doli solli në Tiranë Ansamblin Filarmonik të Vjenës. Me plis në kokë dhe me një teke raki, Doli i entuziazmoi të gjithë sallën e Pallatit të Kongreseve.

Atmosfera rreth koncertit të Dolit nisi me zhurmë sepse në reklamën që u bë, u tha se do vijë në Tiranë “Filarmonia e Vjenës” dhe u trumbetua se do të shfaqet “Koncerti i Vjenës”, i shoqëruar me pamje nga koncerti i Vitit të Ri që mbahet çdo datë 1 janar në Vjenë.

Violinisti i njohur do të vijë prape dhe do te mbaje nje koncert ne sheshin Skenderbej, ku hyrja do jete me pagese. Koncerti quhet “Shkëlzen Doli – Albanian Soul”.

Eshte nje show si i Andre Rieu i cili e zhvillon çdo vit 5 net rresht ne vendin e tij. Por Rieu e mban me valse dhe materiale muzikore boterore, ndersa ky show do te kete baze muzikore shqiptare dhe te huaj. Rreth 70 artiste do te marrin pjese ne koncert.

Ende nuk dihet sa para do t’i japë bashkia e Tiranës violinistit Doli për koncertin në shesh. Bëhet me dije se koncerti do të mbahet më 23 shtator 2017.

Më poshtë, shkrimi i Opinion.al ku ministria e Kultures njoftonte se per koncertin e pare u pagua 166 mije euro.

Më poshtë informacioni i plotë i dhënë nga zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës

Ansambli Filarmonik i Vjenës që vjen në Tiranë për koncertin e dates 2 janar drejtohet nga violinisti Shkëlzen Doli dhe përbëhet nga 36 artistë.

Sa shte vlera e shpenzimeve per sjelljen e muzikanteve nga Vjena?

Ministria e Kulturës ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me violinistin Shkëlzen Doli, të drejtat e të cilit në Shqipëri përfaqësohen me prokure noteriale nga Sadik Llapashtica, administrator i Age Art Production. Shuma e kontratës është 166, 000 euro, likujduar 60% e kontratës, 99, 600 euro.

Ka pretendime se numri i biletave te shitura ne sportel dhe online eshte shume me i vogel se sa u paralajmerua. Si qendron e verteta dhe sa bileta kane qene ne dispozicion te publikut

Duke patur parasysh rëndësinë e koncertit ju bëjmë me dije se numri i biletave të shitura për publikun është mbi 800 bileta. Ndërkohë me kërkesë të Ministrisë së Kulturës dhe bashkëpunim të plotë me Z. Doli dhe Ambasadën e Austrise ne Tirane është menduar një numër biletash për kategori me aftësi të kufizuara dhe nxënësit ekselentë. Konkretisht janë rezervuar 100 bileta për Institutin e të Verbërve, 40 bileta për Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe 150 bileta për njerëz të artit dhe kulturës. Biletat e tjera janë në dispozicion për sponsorët e tjerë të këtij bashkëpunimi. Dëshirojmë të theksojmë, se një pjesë e të ardhurave të mbledhura nga shitja e biletave do të shkojë për bamirësi, konkretisht për Fshatin SOS në Shqipëri.

/Opinion.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.