BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Çili josh me gjokse, me krahë dhe… Bëjmë pak Thashetheme. Shalsi: Është kohë për dashuri. Avokati Maks Haxhia në jetë nate

16:00 - 10.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Çili josh me gjokse, me krahë dhe… Bëjmë pak Thashetheme. Shalsi: Është kohë për dashuri. Avokati Maks Haxhia në jetë nate

Bëjmë pak Thashetheme sa të mbarojë mami telefonatën
Edhe kur dalin me familjen, impenjimet politike nuk të lënë të qetë. Kështu duket se i ka ndodhur kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, ndërsa ka qenë me bashkëshortin dhe djalin e saj në Pallatin e Kongreseve për të ndjekur natën finale të Festivalit në RTSH. Edhe pse është përpjekur që të jetë e përqendruar tek kënga, ndonjë telefonatë pune e ka shkëputur atë herë pas here nga muzika. Kjo duket se ka kënaqur djalin e saj, i cili në të tilla raste ka përfituar për të bërë ndonjë koment vesh më vesh me të atin.

Çili josh me gjokse, me krahë dhe…
Jo vetëm gjokset, por Çiljetës fansat i duan dhe krahët. Ja tek duket një prej tyre, që nuk është vënë aspak në siklet se ndodhej në një ambient plot për plot me njerëz, as se edhe Çili ka në krah shoqen e saj Ingrid Gjonin (e cila duket pak e habitur, sa dhe buzëqeshja i ka ngrirë në fytyrë), e madje as se ajo jo vetëm që është një këngëtare, por edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Sali Berisha, të cilit ndoshta nuk do t’i pëlqente shumë kjo skenë. E nuk do t’i pëlqente jo vetëm kjo skenë, por edhe veshja e Çiljetës dekolte e tejet transparente. Apo transparenca është një nga virtytet e Çilit, gjë për të cilën ka marrë edhe vlerësimin maksimal prej të parit të Partisë Demokratike?!





Shalsi: Është kohë për dashuri
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, (njëherazi deputet i pamandatuar i Partisë Socialiste), Eduard Shalsi edhe pse baba prej kohësh, po jeton jetën si beqar. Por, ama jo i padashuruar!!! Po, po. Eduard Shalsi duket se ka rënë në dashuri. Jo, sepse ne e kemi kapur në këtë foto duke kërcyer në një festë miqsh me kaçurrelen, silueta e së cilës duket qartë edhe në këtë foto, por se nga ajo që kemi parë, Shalsi gjithë kohës mbulonte me ledha të dashurën e tij. Aq i verbuar ishte prej saj, sa nuk kishte blic aparati që ai të dallonte. Kjo bëri që të humbiste përqendrimin dhe të ishte ai beqari i radhës në “Bluetooth” me një vajzë.


Avokati Maks Haxhia në jetë nate
Ai iu rikthye vëmendjes së opinionit publik (si atëherë kur ishte prokuror i përgjithshëm), në kohën kur mori përsipër mbrojtjen e Mihal Delijorgjit. Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia duket se për një natë ka lënë mënjanë çështjet juridike dhe impenjimet e tij si avokat, për të pirë një gotë në një prej pubeve më të reja në kryeqytet. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ai këtë herë ka dëgjuar më shumë bisedat e mikut të tij sesa ka folur vetë. Ndoshta këtë herë ka qenë avokati Haxhia që ka pasur nevojë për ndonjë këshillë!

Ky shkrim u botua më  19 dhjetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.