SPORT

Lidhje me trafikantin e drogës, ish-futbollistit të Barcelonën i ndalohet hyrja në SHBA

14:01 - 10.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Rafa Markez nuk ka mundësi të shkelë më në Amerikë, të paktën për momentin. Ky është vendimi që është marrë nga Ministria e Jashtme, e cila ka gjobitur dhe ka sanksionuar 22 persona meksikanë dhe 42 kompani që kanë shtrirje edhe në SHBA për shkak të lidhjeve me trafikantin e drogës Raul Flores Hernandez.

Mes këtyre emrave është edhe ish-mbrojtësi i njohur i Barcelonës, i cili dyshohet se është përdorur nga personat e tretë për qëllime trafiku droge dhe për pastrim parash, shkruan Panorama Sport.

Markez aktualisht është pjesë e skuadrës së Atlas në Meksikë, por në rast se do të ketë ndonjë ofertë të mundshme nga SHBA-ja, ai nuk mund transferohet, të paktën derisa të ketë një sqarim dhe të përfundojë hetimi në lidhje me këtë çështje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.