KULTURË

Një arkitekt për në Bienalen e Venecias

10:15 - 10.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministria e Kulturës ka bëë me dije se do të marrë pjesë në Ekspozitën e XVI-të Ndërkombëtare të Arkitekturës – Bienale e Venecias 2018. Tema e sivjetshme është “Freespace” dhe bienalja mabhet nga 26 maji deri më 25 nëntor 2018 në Arsenale dhe Giardini në Venecia, Itali.
“Freespace” sipas kuratorëve të edicionit të 16-të, Yvonne Farrel dhe Shelley McNamara “përshkruan bujarinë e shpirtit dhe ndjenjën e humanizmit, në thelbin e agjendës së arkitekturës, duke përqendruar vëmendjen në vetë cilësinë e hapësirës. Freespace përqendrohet në aftësinë e arkitekturës për të ofruar hapësira të lira dhe hapësira shtesë për ata që e përdorin atë, si dhe në aftësinë e saj për të adresuar dëshirat e pashprehura të të huajit”. Tema na inkurajon të rishqyrtojmë mënyrën e të menduarit, duke nxitur mënyra të reja të të parit të botës dhe të japë zgjidhje në të cilën arkitektura siguron mirëqenien dhe dinjitetin e çdo banori të këtij planeti të brishtë.
“Freespace mund të jetë një vend i mundësive, një hapësirë publike, jo e planifikuar dhe e lirë për përdorime ende të pa përcaktuar. Ajo ç’ka na intereson është të shkojmë përtej asaj që është e dukshme, duke theksuar rolin e arkitekturës në skenën e jetës së përditshme”, thuhet prej kuratorëve.
KUSHTET
Në kuadrin e Ekspozitës XVI Ndërkombëtare të Arkitekturës – Bienale e Venecias 2018, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të Pavijonit Shqiptar, shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar, frymëzuar nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.
Çfarë kushtesh duhen plotësuar?
Të jenë studio arkitekturore apo ekipe multidisiplinare të cilët kanë në përbërje të tyre arkitekt (drejtuesi), artistë, grafic designer, kritikë, etj. Të dëshmojnë njohuri të mira mbi arkitekturën shqiptare. Të kenë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e arkitekturës, urbanistikës dhe peizazhit e cila do të dëshmohet përmes portofoleve të punimeve por mund të jenë shqiptare ose të huaj.
Kandidati duhet të kryejë studimin dhe të zhvillojë konceptin origjinal të shoqëruar me një rrëfim kuratorial koherent.
Të hartojë projektin kuratorial të integruar për Pavijonin Shqiptar së bashku me të gjithë përmbajtjen e ekspozitës, përfshirë këtu fotografi, instalacione, modele dhe material të shkruar për panelet e ekspozitës. Kandidati duhet të hartojë programin kulturor që do të shoqërojë pavionin shqiptar përgjatë kohëzgjatjes së Bienales si edhe të realizojë kurimin, zbatimin dhe menaxhimin e plotë të projektit. Përzgjedhja do të kalojë nëpër dy faza: e para, përzgjedhja e projekt-ideve më të mira. Kjo fazë është e hapur deri më 3 nëntor 2017 ora 24.00. Juria do të bëjë përzgjedhjen e 3 projekt-ideve më të mira, që do të kualifikohen për në fazën e dytë të konkursit, brenda datës 10 nëntor 2017. Vlerësimi i Jurisë do të bazohet në këto kritere:qartësi në projekt-ide, forcë e imagjinatës, zgjidhje kuratoriale për të komunikuar me publikun, kapacitet i projektit (idesë) për t’u “përkthyer” në një gjuhë dhe peizazh visual, reflektim dhe risi në përmbajtje, kapacitet dhe eksperiencë për të komunikuar arkitekturën tek audienca, kritiks si dhe për të zhvilluar audienca të reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.