SPORT

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria në vendnumëro, Brazili zbret nga “froni” Gjermaninë. Kosova zbret 3 vende

14:25 - 10.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Është bërë sot publike nga FIFA renditja për muajin gusht, ku duhet thënë se Kombëtarja jonë ka ruajtur të njëjtin pozicion, pra vendin e 63-të, vend ky të cilin e rikuperuan një muaj më parë falë fitores së marrë në Izrael.

Ndërkohë që bie në sy rikthimi i Brazilit në krye duke zbritur nga “froni” Gjermaninë. Në vend të tretë ndodhet Argjentina ndërkohë kanë mbetur jashtë dhjetëshes së parë, Spanja dhe Italia që renditen përkatësisht në vendin e 11 dhe 12.

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur pozicione duke zbritur 3 vende dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 180-të. Renditja e radhës nga FIFA do të publikohet më 14 shtator.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.