BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Erand Sojli, pushimet i kalon në kafe. Rezarta Shkurta vjedh skenat e “Now I’m That Bitch”

17:00 - 11.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Erand Sojli, pushimet i kalon në kafe. Polici i portokallise: Sa më shumë seks  në 2010-n. Takimi special mes Redonit dhe Sandrit. Rezarta Shkurta vjedh skenat e “Now I’m That Bitch”





Erand Sojli, pushimet i kalon në kafe
Ditët e fundit të festave kanë qenë një relaks i vërtetë për aktorin e “Portokalli”, Erand Sojli. Madje, ai nuk ka preferuar që këto ditë pushimesh t’i kalojë me familjen, por me miqtë e tij aktorë të varietesë së njohur humoristike. Paparaci ynë e ka kapur atë duke gjerbur kafen në një nga lokalet në qendër të kryeqytetit nën shoqërinë e kolegut të tij, Arben Dervishi. Ajo që binte në sy pareshtur ishte fakti se gjatë gjithë kohës Erandi ishte duke folur, madje duhet të ketë qenë ndonjë temë interesante, prandaj edhe miqtë e tij e shihnin pareshtur në sy. Ndoshta edhe në kafene, arti i të rrëfyerit për Sojlin është me aq interes, sa të gjithë nuk ia ndajnë sytë për asnjë çast.


Takimi special mes Redonit dhe Sandrit
Që janë miq shumë të mirë këtë e dimë të gjithë, dhe që lidhjet nuk i kanë shkëputur asnjëherë bashkë, edhe këtë e dimë po aq mirë. Por kur i duhet të qëndrojnë për disa ditë larg njëri-tjetrit, për shkak të angazhimeve, kur takohen, përshëndetjen e kanë speciale. Nuk e kursejnë një puthje në faqe dhe menjëherë vijojnë pyetjet rreth gjërave më të fundit që kanë ndodhur. Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka, janë prej vitesh shokë të ngushtë të cilët i bashkon jo vetëm profesioni për këgën por edhe miqësia. Kjo është një ndër fotot më të fundit e realizuar nga paparaci ku dy këngëtarët janë takuar bashkë në një aktivitet ku ishin të dy të ftuar.


Polici i portokalise: Sa më shumë seks  në 2010-n
Polici i ‘Portokallisë’ Flori, gjatë sezonit të pushimeve që aktualisht kjo variete humori po zhvillon, përshëndet gjithë fansat, në faqen zyrtare në Facebook krijuar enkas për ta. Në urimin e tij për vitin që sapo ka trokituar ai shkruan: “Hajde një vit i mbarë për të gjithë … ju falenderoj që jeni fansa në këtë faqe dhe ju falenderoj që keni pëlqyer se çfarë kemi bërë këtë periudhë… Vitin tjetër me sa më shum qejf, lekë, seks dhe shëndet”. Dhe me humor, që në fakt ky i fundit asnjëherë nuk i mungon, në statusin e tij personal së fundmi ai shkruan: “He mooooooooooooooo si m`ja kalut kto festat e fundvitit … ?! ?! ?! … Na i boni hallall po ca ditë pushim për te marrë veten na u deshën eeeeeeeee 🙂 shpresoj mos t`ju kem munguar shume huahuahuahuahu ….. meqe ra llafi te shpresa … kush është për shkodër te bojmë 1 xhiro me Gondola?!” Kaq shkruan Flori dhe komentet më pas vijojnë pafund.

Rezarta Shkurta vjedh skenat e “Now I’m That Bitch”
Rezarta Shkurta surprizoi publikun me këngën e saj të fundit, që i dhuroi fansave të saj ditët e fundit të vitit 2009. E në fakt, kënga “Club Hit Mix” u mirëprit për shkak të risisë që solli jo vetëm si këngë, por edhe si klip, që ishte shumë afër atyre që realizohen sot në botë. Ndërsa çdo detaj i klipit duket i ndërtuar bukur dhe me mjaft profesionalizëm, disa fragmente të tij duket se nuk janë aspak origjinale. E jo vetëm, por ato janë huazuar mirëfilli nga një tjetër këngë. Frymëzim për Rezartën këtë herë ka qenë klipi i këngës “Now I’m That Bitch”, realizuar nga “Livvi Franc ft Pitbull”. Janë dy skena të marra pikërisht nga klipi i këngëtares së zezë, Livi Franc; një skenë ku Rezarta është e hipur mbi kurrizin e disa meshkujve, si dhe skena tjetër ku Rezarta shfaqet e mbuluar në pjesët intime me një fashë ngjyrë rozë, e cila është identike me skenën e Livvi Franc, por fasha e kësaj të fundit është e verdhë. Ndërkaq një ngjashmëri tjetër përveç videoklipit, është fakti se në të dyja rastet ka një soliste femër dhe dy meshkuj që shoqërojnë këngëtaren.
Ky shkrim u botua më  9 janar 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.