EKONOMI

Formulari/ Ja cilat janë kriteret për të përfituar strehim

20:57 - 11.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Pas çdo të mire, fshihet një e keqe”. Duket se kështu ka ndodhur edhe në rastin e aplikimeve për strehim. Depozitimi i kërkesës online nuk ka thjeshtuar barrën për grumbullimin e dokumentacionit duke bërë të mundur reduktimin e tyre. Përkundrazi janë “një mal” me dokumente që duhet të shoqërojnë formularin e aplikimit, duke nisur nga certifikata e lindjes, deri te vërtetimi i të ardhurave neto dhe bruto, dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve për derdhjen e kontributeve si edhe vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme etj. Por, duhet thënë se plotësimi i dosjes nuk është i njëjtë për të gjithë, pasi për kategori të caktuara kërkohen dokumente specifike. P.sh në rastin e çifteve të reja kërkohet shkresa zyrtare e celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës. Ligji përcakton që për familjet në nevojë të shmangen sorollatjet nga njëri institucion në tjetrin dhe po ashtu do të zerohen tarifat e vendosura. Të gjitha këto do të mbulohen nga bashkitë. I vetmi “detyrim” që do të rëndojë mbi qytetarët do të jetë depozitimi i kërkesës. “Individi apo familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta, ose të ulëta që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e qeverisjes vendore. Njësia e qeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili ofrohet falas nga institucionet përkatëse, për këta aplikantë”, thuhet konkretisht në nenin 13 të ligjit të ri.

FORMULARI

Çdo aplikant do të kryejë fillimisht regjistrimin në sistem e më pas do të zgjedhë llojin e programit të strehimit që kërkon të aplikojë. Formulari i aplikimit do të plotë- sohet nga vetë aplikantët ose në pamundësi nga punonjë- si i Bashkisë në emër të aplikantit. Veç të dhënave personale, formulari kërkon informacion edhe për gjendjen familjare. Për çdo anëtarë të familjes kërkohen të dhëna për moshën, gjendjen civile dhe punësimin. Aplikantët duhet të deklarojnë të dhënat jo vetëm për fëmijët, por edhe për nipërit, mbesat, dhëndrin, nusen, kunatin etj. Informacion i detajuar kërkohet edhe për kushtet e banimit, sipërfaqen e shtëpisë dhe strukturën e saj. Një tjetër hapësirë është edhe ajo për deklarimin e të ardhurave, që mund të jenë nga të qenët i punësuar apo i vetëpunësuar, nga asistenca, pensioni etj. Në fund të formularit që do të plotësohet online ka një dritare të posaçme, në të cilin qytetari që ka aplikuar deklaron se ka dhënë informacion të saktë dhe mban përgjegjësi të plotë për të. Nga ana tjetër, edhe punonjësi i bashkisë ka detyrimin që të bëjë verifikimin e të dhënave për të parë përputhshmërinë e tyre.

FITUESIT

Plotësimi i kërkesës është faza e parë. Përmes sistemit elektronik familjet do të kenë mundësi që të ndjekin hap pas hapi të gjithë procesin deri në shpalljen e listave të fituesve. “Mbas aplikimit, çdo aplikant do të njoftohet për miratimin dhe shqyrtimin e kërkesës duke pasqyruar të dhëna mbi numrin e aplikimit, datën, llojin e programit, informacion mbi aplikuesin, statutin e aplikimit. Pas miratimit përfundimtar aplikanti do të shpallet online në listën e përfituesve. Lista do të përmbajë përveç informacionit për përfituesit, edhe datën e miratimit. Përgjegjës për ndjekjen online dhe përditë- simin e ecurisë së procesit e ka punonjësi i Njësisë së Qeverisjes Vendore, në të cilën është bërë aplikimi”, specifikohet në udhëzimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban.

DOKUMENTACIONI QË KËRKOHET PËR T’U PLOTËSUAR NGA APLIKUESIT

  • Karta e identitetit të aplikantit • Certifikata e lindjes së aplikantit dhe Certifikatën e gjendjes familjare; • Vërtetimin për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;
  • Vërtetimi i të ardhurave neto dhe bruto
  • Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
  •  Vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
  • Vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
  • Vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;
  •  Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;
  • Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme shoqëruar me kartelën e pasurisë që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;
  •  Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes;
  • Dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja;
  •  Vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët;
  • Vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;
  • Vërtetimin e Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara,
  • Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të mira ose që rrezikon shembjen, kopja origjinale e vërtetimit të lëshuar nga Shërbimet Teknike të Bashkisë.
  • Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”:
  • “Emigranti” dhe “punëtori emigrant”:
  • Vërtetim nga sportelet e migracionit të Ministrisë së Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ose
  • Vërtetim nga zyrat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ose
  • Vërtetim i marrë pranë zyrave të punës.
  •  “Azilkërkues”:
  • Vërtetim nga Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët.
  • Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve./ Panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.