Kryesore

“I lehtë qoftë dheu sonte për ty motra ime e dashur”, postimi prekës i Sali Berishës për humbjen në familje…

21:07 - 12.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Motra e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha u nda nga jeta. Hajrie Osmani ndërroi jetë dje, në moshën 77-vjeçare. Prej kohësh ajo jetonte në Kodër-Kamëz. Vëllai i saj, Sali Berisha beri sonte nje postim prekes per motren e tij.

POSTIMI I PLOTE I BERISHES

Te dashur miq!

Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!
Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!

Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.

Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.

Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!

I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb

 

Klikoni KETU për të lexuar: Intervista e vetme e Hajrie Osmanit: Kur shkonte për not, Saliu merrte librat me vete…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.