Tech

Ish-presidenti i “PSG” në Festën e “Birra Korça”: Jam i impresionuar

10:35 - 12.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Laurent Perpere, ish-presidenti i PSG-së, vizitoi dje ambientet e Fabrikës “Birra Korça”. Ai është pritur nga vetë presidenti i “IHB GROUP”, Irfan Hysenbelliu. Bashkë edhe me pjesëtarë të tjerë të stafit të fabrikës, ish-presidenti i klubit francez është shoqëruar në të gjitha ambientet e kësaj fabrike, e cila i përket një teknologjie bashkëkohore dhe mjaft të avancuar.

Presidenti i “IHB GROUP”, Irfan Hysenbelliu, dje me ish-presidentin e PSG, Perpere

Më tej, Perpere ka shijuar edhe festën dhe në veçanti birrën që mban emrin e këtij qyteti. “Birra ‘Korça’ është e një cilësie të lartë dhe më pëlqen shumë”, u shpreh ndër të tjera ish-presidenti i PSG-së, Laurent Perpere. Ai shprehu konsideratë mjaft të lartë edhe sa i përket fabrikës, e cila sipas tij ka një teknologji bashkëkohore.

Më pas, ai ka shijuar festën dhe qytetin e Korçës në tërësi, pasi për të ishte vizita e parë. Laurent Perpere, ish-presidenti i deleguar i Paris SG, njihet në botën e futbollit për trofeun e shpejtë dhe befasues që i dhuroi klubit parisien në një nga momentet e tij më të vështira.

Në vitin 1999, Perpere mori përsipër të menaxhonte klubin më të rëndësishëm të kryeqytetit francez, i cili në atë periudhë ndodhej në një krizë financiare për shkak të humbjeve të mëdha. Perpere zëvendësoi ish-presidentin Sharl Bietri, i cili kish dhënë dorëheqjen.

Perpere u përpoq maksimalisht të reduktonte humbjet financiare, por ndërkohë edhe skuadra të kishte sukses. Kur thuajse të gjithë mendonin se ishte e pamundur që në atë periudhë PSG-ja të merrte trofe, klubi francez mundi të fitonte trofeun e Kupës Intertoto në vitin 2000.

Po atë vit, PSG-ja shkoi në finalen e Kupës së Francës, duke mos e ndier ngërçin financiar në të cilin notonte prej vitesh. Falë administrimit të Perpere u reduktuan ndjeshëm humbjet, ndonëse ai nuk mundi të shpëtojë plotësisht klubin për shkak edhe të problemeve të brendshme që ekzistonin asokohe në skuadrën franceze.

Perpere, një njeri studioz dhe i aftë në ekonomi, ka lindur në vitin 1951 në Francë dhe pasi ishte diplomuar fillimisht për Letërsi, ai studioi edhe për Ekonomi. Në vitin 1981 ai u emërua inspektor i parë i financave dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 1985.

Më pas kaloi në sektorin privat dhe aty ra në sy për punën që bëri te kompania “Rhône-Poulenc”. Në karrierën e tij ai ka drejtuar edhe të përditshmen “Le Provençal” dhe në vitin 1993 iu bashkua televizionit “Canal +”, ku u mor ekskluzivisht me financat.

Turistët e huaj dynden në Festën e “Birra Korça”

“Birra Korça” ka kaluar të gjitha pritshmëritë mbrëmë. Mijëra pjesë- marrës shijuan gota pa fund të kësaj birre, thuajse deri në të gdhirë. Nata e tretë e Festës së Birrës pati një pjesëmarrje surprizë, mes të cilëve edhe ambasadorë dhe stafe të disa ambasadave të akredituara në vendin tonë.

Ambasadori çek me stafin e tij në stendën e “Birra Korça”

Ambasadori çek, Jaroslav Ludva, bashkë me pjesëtarë të tjerë të stafit të tij, kanë qëndruar me orë të gjata në këtë mbrëmje festive, ndërsa kanë shijuar birrën e këtij qyteti. Ai shprehu një vlerësim mjaft të lartë për këtë organizim, ndërsa veçoi birrën “Korça” si një birrë mjaft cilësore për t’u shijuar në këtë mbrëmje të nxehtë, me muzikë e kërnackat e famshme të Korçës.

Në festë janë dyndur qytetarë të të gjithë vendit, të cilët tashmë për të shijuar një fundjavë ndryshe, kanë vendosur të vijnë në Festën tradicionale të Birrës. Gjithashtu, ka pasur një pjesëmarrje surprizë edhe të turistëve të huaj. “Kemi dëgjuar që edhe në Shqipëri ka një traditë të Festës së Birrës. Ne vendosëm të vijmë dhe ta shijojmë këtu në Korçë festën, por edhe birrën e këtij qyteti.

Birra ‘Korça” është mjaft e mirë. Ka cilësi të lartë dhe ne do ta shijojmë sonte. Do të qëndrojmë edhe në dy netët e fundit në këtë festë, pasi këtu qenka shumë bukur dhe atmosfera është shumë tërheqëse për ne”, shprehet një turist i ardhur nga Zvicra. Bashkë me të ndodhen edhe disa miq të tij, të cilët kanë ardhur në grup për të kaluar disa ditë pushime në Shqipëri, dhe në axhendën e tyre kishin të shënuar tri pjesëmarrjen në të tria ditët e fundit të festës.

Teksa bënë gëzuar me birrën “Korça”, të rinjtë zviceranë pohojnë që tani se, vitin e ardhshëm do të shtojnë numrin e pjesë- marrësve nga vendi i tyre, pasi do t’u tregojnë të gjithë miqve të tyre për këtë festë të bukur në Korçë dhe për birrën e këtij qyteti, që sipas tyre është mjaft unike dhe cilësore.

Mbrëmja është ndezur me Cavaliero Band, me Era Rusin, Denisa Zeqon, Fi1, Lorenc Hasramën, Mariona Metoun, por edhe Meital Barzilay dhe Olsa Papandilin. Ata kanë performuar këngë të ndryshme shqiptare e të huaja, duke i dhënë më shumë gjallëri festës. Por, surpriza e vërtetë pritet sonte, që përkon edhe me dy netët e fundit të festës. Hotelet për të shtunën dhe të dielën janë të gjitha të rezervuara.

Pronarët e këtyre bizneseve pohojnë se ka prenotime të shumta nga turistë të huaj. Ashtu sikurse edhe në vitet e kaluara, dy netët e fundit kulmojnë me pjesë- marrje. Sonte skenën do ta ndezin këngëtarë mjaft të dashur, siç janë Devis Xherahu, Eugent Bushpepa, Gjergj Kaçinari, por edhe Meital Barzilay.

Ambasadori çek: Birra “Korça”, birra më e mirë shqiptare

Ambasadori çek, Jaroslav Ludva, vendos birrën “Korça” në krye të birrave shqiptare. Siç ai shprehet, si njohës i mirë i birrave, birra “Korça” është e një standardi të lartë dhe teknologjia e saj moderne garanton cilësi mjaft të mirë. Ambasadori çek ishte mbrëmë pjesëmarrës në këtë festë, ku edhe e ka shijuar birrën e qytetit.

  1. ambasador, si po ju duket mbrëmja?

Është vërtet interesante. Ka atmosferë dhe birrën “Korça”. E njoh birrën “Korça” dhe është një birrë shumë e mirë. Ka cilësi të lartë dhe standard. Është birra që mban emrin e qytetit dhe unë, si njohës i birrës, e them me bindje që është e një standardi të lartë.

E keni shijuar më herët birrën “Korça”?

Kam 5 muaj që jam këtu dhe e di shumë mirë se çfarë ofron kjo birrë, fabrika e së cilës ndodhet në qytetin e Korçës. Është fat që një investim i tillë ndodhet në këtë qytet. Birrën “Korça” e kisha dëgjuar dhe më parë, por ajo që ka rëndësi të thuhet është se kjo birrë është birra e parë dhe më e mirë shqiptare.

Fabrika e “Birra Korça” është ndërtuar sipas teknologjisë çeke dhe me asistencën e specialistëve të këtij vendi…

Është një garanci më tepër për ato çfarë kam thënë. Është moderne, e standardizuar dhe me cilësi të lartë. Si njohës i birrës, mund ta them me bindje këtë gjë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.