BLUETOOTH

Prishet koncerti i Capital T , ndërhyn policia, fansat ulërijnë

10:30 - 12.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Ditët e fundit jemi mësuar të lexojmë lajme të ndryshme sa u përket incidenteve të artistëve gjatë performancave në lokale apo ambiente të tjera. I radhës vjen nga Podujeva. Në një lokal ku këndonte reperi i njohur kosovar Capital T, ka ndodhur një incident. Trim Ademi ka qenë duke performuar “live” kur policia ka zbarkuar në lokal. Situata ka shkaktuar panik te fansat, megjithëse policia ka hyrë për të ndaluar pronarin e lokalit për prishje të qetësisë publike, pasi nuk kishte licencë për të punuar pas orës 12 të natës. Në një video të filmuar, dëgjohen ulërimat dhe ndihet gjendja e tensionuar ndërkohë që policia hyn brenda. Capital T është larguar nga lokali me shpejtësi, duke lënë përgjysmë performancën e tij.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.