AKTUALITET

Prokuroria urdhëron lirimin e Aqif Rakipit: Viktima i preu rrugën, të hetohet në gjendje të lirë

17:08 - 12.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Prokuroria ka urdhëruar lirimin e deputetit Aqif Rakipi. Bëhet me dije se ka qenë viktima ai që i ka dal para makinës së deputetit, duke i prerë rrugën në mënyrë të menjëhershme.

Deputet i PDIU-së, Aqif Rakipin, aksidentoi për vdekje mëngjesin e sotëm shtetasin Seit Sorra, 54-vjeç në autostradën Tiranë Durrës. Rakipi menjëherë pas aksidentit është paraqitur vetë në Komisariat, duke rrëfyer të gjithë ngjarjen.

Megjithëse makina e deputetit nuk ndaloi në vendin e aksidentit, policia thotë se ai shkoi e u dorëzua vetë në komisariat. Por ndërkohë që pretendimi i dëshmitarëve të opozitës është se Aqif Rakipi ka qenë me shpejtësi të madhe, gjë që lihet të dyshohet edhe nga dëmtimi i konsiderueshëm i makinës së tij, policia jep përgjigje për një tjetër gjë. Komunikata e dytë thotë se ka prova filmike se ai nuk ka pirë alkool. Policia pohon se deputetit Rakipi i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar se ai nuk ka pirë alkool. Ky test, bën me dije policia, është filmuar nga kamera e trupit të policisë dhe deputeti nuk ka pasur shenja alkooli. Pra e vetmja pikëpyetje tani për tani është nëse deputeti ka qenë në tejkalim të shpejtësisë së lejuar kur goditi qytetarin që po zbriste nga furgoni.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.