Kryesore

‘Qeveria Rama 2’/ Dalin emrat e ministrave të rinj. Ndryshimet që do të pësojë ekzekutivi

12.08.17 gsh.al

Pikërisht të dielën e javës që vjen, me 27 gusht, PS do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme në orën 10:00 në ambientet e 15- kateshit. Burime te besuara tregojnë se Edi Rama e ka hartuar strukturën e qeverisë së re dhe emrat e ministrave. Zv/kryeministër do të vazhdojë mbajë Niko Peleshin.Si kryetar Kuvendi nuk lëviz nga premti i tij, zoti Rama, dhe do të zgjedhë Gramoz Ruçin. Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët. Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilët kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Krerët e grupeve kishin përgjegjësi të bënin nga një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet, janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Mbi bazën e këtyre raporteve do të ketë vendime të rëndësishme lidhur me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë, raporton neësbomb.al. Pjesë e kësaj asambleje do të jenë edhe deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit. Deputetët e rinj të kësaj legjislature e kanë marrë tashmë ftesën për të qenë në orën 10:00 te “Hotel Tirana” aty ku do të vendoset fati i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.Mësohet se inspektoriatet do ti përmbysë kryekëput dhe do ti menaxhojë në një mënyrë më efikase. Po kështu ministrisë së Financave do ti bashkangjisë ministrinë e Ekonomisë. Ministër do jetë prapë Arben Ahmetaj, te i cili ka shumë besim dhe garanci. Ministria e Kulturës shkrihet duke kaluar në varësinë e ministrisë së Arsimit e ku emri i ministres mësohet se do jetë jo i Elisa Spiropalit, por i Mimi Kodhelit.Ministrinë e Integrimit nuk do ta bashkëngjisë me ministrinë e Jashtme, siç edhe u fol, pasi do të emërojë një nga emrat e besuar dhe me integritet si Milena Harito.

 

Ja emrat për ministra:

Ministër i Mbrojtjes : Saimir Tahiri

Ministër i Punëve të Brendshme: Fatmir Xhafa

Ministër i Punëve të Jashtme: Ditmir Bushati

Ministre e Integrimit: Milena Harito

Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Arben Ahmetaj

Ministër i Transportëve: Taulant Balla

Ministër i Energjitikës: Damian Gjiknuri

Ministre e Arsimit dhe Kulturës: Mimi Kodheli

Ministre e Shendetsisë: Ogerta Manastirliu

Ministër i Mjedisit dhe Turizmit: Blendi Klosi

Ministër i Drejtësisë: Vasilika Hysi

Ministër i Bujqësisë: Erion Braçe

Ministre e Mirëqënies Sociale: Olta Xhaçka

Ministre Shteti: Elisa Spiropali /360grade.al/

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Sugjeroj qe te mos emerohen ne te njejten detyre ministrat qe kane qene 4 vjet ne ate pozicion. Ndryshe krijohet familjaritet i tmerrshem dhe e konsiderojne si prone te tyre institucionin e shtetit.

    Përgjigju ↓