Kryesore

12 propozimet e PD-së për reformën zgjedhore: Të nisë puna në shtator! Kusht, votimi elektronik

10:24 - 13.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Valentina MADANI

Projekti për votimin biometrik, pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, që përfshin identifikimin biometrik, votimin dhe numërimin elektronik, është projekti i parë që opozita do të nisë në muajin shtator. Burime në PD bëjnë me dije se në mbledhjen e parë të grupit të ri parlamentar, PD-ja do të dalë me kërkesën kryesore për fillimin e zbatimit të këtij projekti, që synon garantimin e votës së lirë të shqiptarëve. Demokratët i kanë dorëzuar mazhorancës ofertën e tyre në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndaj kërkojnë të nisin nga puna për zbatimin e saj. PD-ja ka propozuar 12 ndryshime për reformimin e Kodit Zgjedhor. Demokratët propozuan që të futet përdorimi i teknologjive në votim që në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumëfishtë në të njëjtën qendër votimi, ose në qendra të ndryshme, shmangien e kontrollit të votës në mënyrë politike, korruptive apo kriminale, modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit, ndërkohë që sigurohet përdorimi i thjeshtë i teknologjive.

Por, mazhoranca dhe OSBE-ODHIR e rrëzuan kërkesën e opozitës me argumentin se nuk ka kohë për aplikimin e saj në zgjedhjet e 25 qershorit dhe se ky proces merr dy vite kohë. Por, projekti i demokratëve ishte një ndër pikat kryesore të marrëveshjes së 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Konkretisht, demokratët kanë propozuar një platformë të plotë për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve, e cila ka në themel rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 2013-ës dhe të 2015-ës. Në 12 propozimet që kanë bërë demokratët për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor kërkohet dekriminalizimi i procesit zgjedhor, duke zbatuar në mënyrë të plotë ligjin e dekriminalizimit, i cili siguron që asnjë kandidat me rekorde kriminale të mos marrë një post të zgjedhur, si dhe të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor dhe fushatës së partive dhe kandidatëve. Prej kohësh PD-ja ka kërkuar votim dhe numërim elektronik e këtë e ka përkthyer në propozim në platformën e saj, duke kërkuar përdorimin e teknologjive në votim, me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumëfishtë, shmangien e kontrollit të votës në mënyrë politike, modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit. Për sa i përket financimit të partive dhe fushatës, opozita propozon që korniza ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore të rishikohet për të siguruar barazi si dhe mekanizma efikase kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve, me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm. Për këtë arsye, PD propozon që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit. Po ashtu, në platformën e PD propozohen në Kodin Zgjedhor, kriteret ndaluese për përdorimin e burimeve njerëzore dhe aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve.

 

DRAFTI I PD-SË PËR REFORMËN ZGJEDHORE

  1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor. Zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit, në germë dhe frymë është kyç për një proces zgjedhor të besueshëm dhe të pranueshëm. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit duhet të sigurojë që asnjë kandidat me rekorde kriminale të mund të marrë një post të zgjedhur.
  2. Përdorimi i teknologjive në votim. PD kërkon futjen e teknologjive në votim në vitin 2017, me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumëfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme, shmangien e kontrollit të votës (cenimin e lirisë së votës) në mënyrë politike, korruptive apo kriminale, modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit, ndërkohë që sigurohet përdorimi i thjeshtë i teknologjive.
  3. Financimi i partive dhe fushatës. Pavarësisht përputhjes me standardet e Këshillit të Europës, korniza ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore duhet rishikuar për të siguruar barazi sipas standardeve ndërkombëtare, mekanizma rigorozë dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve, me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm, të mjaftueshëm dhe transparent. 4. Përdorimi i burimeve shtetërore dhe presioni mbi administratën. Duhen forcuar në Kodin Zgjedhor, kriteret ndaluese për përdorimin e burimeve njerëzore dhe aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve. Për këtë qëllim, duhet rishikuar edhe kuadri ligjor penal.
  4. Media dhe fushata. Korniza ligjore duhet rishikuar me qëllim garantimin e parimit “par condicio” ose kushteve të barabarta, si dhe të shmanget çdo formë censure të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga shteti apo media të veçanta.
  5. Listat e zgjedhësve dhe sistemi i adresave. Duhet rishikuar kuadri ligjor dhe administrativ për hartimin e listave të zgjedhësve, si dhe të garantohet integriteti i dokumenteve të identitetit. Kuadri ligjor duhet të garantojë që zgjedhësit të votojnë sipas vendbanimit faktik të regjistruar.
  6. Votimi i emigrantëve. Ndryshimet ligjore për regjistrimin e emigrantëve përbëjnë rrezik për të drejtën e votës së emigrantëve, pasi regjistrimi në regjistrin e emigrantëve passjell heqjen automatike të tyre nga QV në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  7. Rishpërndarja e mandateve. Duhet siguruar informacion periodik mujor për ndryshimet e popullsisë në gjendjen civile, me qëllim sigurimin e shpërndarjes së drejtë të mandateve sipas qarqeve.
  8. Roli i policisë në zgjedhje. Duhet rishikuar korniza ligjore që rregullon Policinë e Shtetit dhe rolin e saj në procesin zgjedhor. Policia e Shtetit duhet të garantojë që persona me rekorde kriminale apo të lidhur me struktura kriminale të mos jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit apo të dëmtojnë fushatën e subjekteve zgjedhore. 10. Forcimi i politikës penale. Rishikimi dhe sipas rastit, ashpërsimi i politikës penale në lidhje me krimet zgjedhore.
  9. Referendumet. Duhet rishikuar korniza ligjore që rregullon referendumet, me qëllim garantimin efikas e të papenguar nga ligji apo vullnetet politike, apo ekstraligjore e të drejtës për demokraci të drejtpërdrejtë.
  10. Sistemi zgjedhor. Reforma duhet të marrë në shqyrtim edhe optimizimin e sistemit zgjedhor dhe eliminimin e hapësirave për abuzim me të. Ndërkohë që sistemi duhet të garantojë përfaqësim politik, ai duhet të sigurojë efikasitet në qeverisje.
  1. Referendumet. Duhet rishikuar korniza ligjore që rregullon referendumet, me qëllim garantimin efikas e të papenguar nga ligji apo vullnetet politike, apo ekstraligjore e të drejtës për demokraci të drejtpërdrejtë.
  2. Sistemi zgjedhor. Reforma duhet të marrë në shqyrtim edhe optimizimin e sistemit zgjedhor dhe eliminimin e hapësirave për abuzim me të. Ndërkohë që sistemi duhet të garantojë përfaqësim politik, ai duhet të sigurojë efikasitet në qeverisje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.