AKTUALITET

EMRAT/ “Na jep 100 mijë euro ose do të vrasim”, arrestohen dy gjobëvënësit nga Vlora. Ja si u ngriti pritë policia

11:01 - 13.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Na jep 100 mijë euro ose do të vrasim”. Kështu kanë kërcënuar dy të rinj nga Vlora një 46-vjeçar po nga ky qytet. Mirëpo, ky rast gjobëvënie që mund të kishte pasoja për jetën, fatmirësisht është parandaluar nga policia, të cilët kanë arrestuar dy të rinjtë gjatë pritjes për të marrë shumën e parave të kërkuara.

Uniformat blu kanë deklaruar se Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
– Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
– Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 euro.
Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar.
Konflikti mes 28-vjeçarit Beqiraj dhe shtetasit të kërcënuar SH.S., sipas policia ka qenë për motive të dobëta.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.