Tech

FOTO/ Ndërron jetë një nga ish-banorët e “Big Brother Albania 1”, e bija: Prej tre vitesh kurohej në Gjermani

11:25 - 13.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ish-banori i reality show “Big Brother Albania 1”, Shkëlqim Brushulli ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani, ku edhe kurohej për sëmundjen e rrallë dhe të pashërueshme.

Ka qenë vajza e tij, e cila ka bërë të ditur lajmin e trishtë në rrjetin social “Facebook”. “Me keqardhjen dhe lëndimin e humbjes të njeriut më të dashur. Ju njoftoj humbjen e të ndjerit Shkëlqim Brushulli, BABAIT tim”, – ka shkruar vajza.

E bija ka sqaruar për JOQ se Shkëlqimi ishte prej tre vitesh në një luftë të gjatë me kancerin e rrallë që si biopsi shkaktohej nga një infeksion në gjak.

“Prej 3 vitesh kurohej në Gjermani, por sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta duke lënë një humbje të madhe tek të gjithë ne. Presim të sjellin trupin e tij në Shqipëri dhe t’i bëjmë përcjelljen e fundit. Bëj këtë lajmërim në mungesë të kontakteve të miqve të babait tim”, – ka thënë Esmeralda.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.