Speciale

Tomas Strakosha hyn në histori, fiton Superkupën me Lazion 75 vjet pas shqiptarit Riza Lushta

23:31 - 13.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka pasur edhe pak Shqipëri në fitoren befasuese të Lazio-s kundër Juventus në Superkupën e Italisë. Thomas Strakosha është bërë lojtari i parë shqiptar që fiton një trofe në Itali pas Riza Lushtës, që ka fituar Kupën e Italisë me Juventus në 1942-in. 22-vjeçari ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse për bardhekaltrit, të cilët kanë vuajtur kundër Juventus në minutat e para të takimit, por portieri shqiptar ka arritur ta mbajë të paprekur rrejtën e portës së tij falë disa pritjeve të njëpasnjëshme në harkun e pak minutave. Pas kësaj trullosje fillestare skuadra e Simone Inzaghi ka dalë në lojën e saj dhe e ka merituar fitoren.

“NO BONUCCI, NO PARTY” – Nga Chiellini dhe deri te Buffon, pa harruar Khedira, që para ndeshjes së sotme ka thënë se kjo Juventus është më e fortë se ajo e vitit të kaluar, të gjithë brenda klubit bardhezi duket se kanë nënvlerësuar largimin e Leonardo Bonucci. Kjo duket qartë edhe nga mungesa e përforcimeve në repartin e mbrojtjes. Por Leo ishte më shumë se një mbrojtës, sepse nga këmbët e tij nisnin pjesa më e madhe e aksioneve të skuadrës së Allegri-t, që tani duket qartë se është në vështirësi. Rreziku është që Bonuçi të kthehet në një Pirlo i dytë. Milan (në atë kohë i drejtuar nga Allegri) e la mesfushorin të largohej tek Juventus dhe pjesa tjetër është histori. /Telesport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.