Show-Bizz

Bluetooth – Nostalgji/ Afërdita Dreshaj: Nuk do të pozoj kurrë nudo…!”

16:00 - 17.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Afërdita Dreshaj: Nuk do të pozoj kurrë nudo…!”

Viti që iku, për Afërdita Dreshajn ishte periudha e artë e karrierës së saj, por edhe kulminantja e jetës intime. Në 2009-ën ajo u lançua në botën e muzikës, por edhe finalizoi lidhjen e saj dashurore me një fejesë të papritur me këngëtarin Shpat Kasapi. Ajo tregon se për 2010-ën nuk ka në plan martesën, por pritet që të fokusohet më fort në fushën e muzikës. Një album dhe duet i ri me të fejuarin e saj, pritet të jenë dy gjërat që mezi pret t’i realizojë në 365 ditët e 2010-ës. Raportet e tyre intime vazhdojnë të jenë mjaft të mira, por Afërdita pohon se dy gjëra që nuk do t’i toleronte dot, janë tradhtia që mund t’i bëjë i fejuari i saj, dhe nuk do të pozonte kurrë nudo për asnjë arsye…!

Ku i ke kaluar festat e fundvitit?

Festat e fundvitit i kam kaluar në Amerikë, këtu me familjen time. Vitin e Ri e kam kaluar në shtëpi me të gjithë të afërmit e mi dhe më kishte marrë malli shumë për një gjë të tillë.

Për festat e fundvitit, bëre apo more më shumë dhurata ?

Këtë vit, të them të drejtën kam fituar shumë dhurata të bukura nga familja ime dhe nga Shpati. Mami më ka blerë një çantë shumë të bukur ‘Gucci’ dhe një kuletë ‘Gucci’, ishte një surprizë kur e hapa, sepse ishte ajo që unë pëlqeja. Kam fituar parfume, tesha, dhe shumë e shumë sende të bukura.

Shumë njerëz, në natën e ndërrimit të viteve kërkojnë diçka, po ju çfarë kërkuat nga 2010-ta?

Këtë vit kërkoj të kem një vit të suksesshëm në karrierë. Me këngë të bukura dhe me albumin që jam duke punuar dhe uroj të ketë sukses. Por ç’ka është më e rëndësishmja, shëndeti dhe të jem e lumtur me Shpatin, sikur kam qenë deri tash (qesh)

Si ishte për Afërditën viti që lamë pas nga ana profesionale?

Viti që lamë pas ka qenë një vit i ngarkuar me sende të bukura. Fillimi i karrierës sime me këngën, që jam ndarë shumë e kënaqur. Kam bërë disa sfilata të mëdha në Amerikë dhe disa fotosesione në Greqi.

Po nga ana sentimentale?

Fejesa ime me Shpatin ka qenë momenti më i bukur i vitit 2009.

Cilat janë projektet muzikore për këtë vit?

Jam në përgatitje të albumit të ri, i cili do të dalë në verë të këtij viti. Po ashtu jam në përgatitje të një videoklipi që do të dalë së shpejti.

A do të keni ndonjë bashkëpunim dhe me cilin këngëtar?

Po, do të kem një bashkëpunim të bukur me këngëtarin e bukur, këngëtarin e mirë, këngëtarin e mirënjohur, Shpat Kasapi (qesh)

Po për sa i takon modelingut?

Për momentin jam në Amerikë, ku normal, këtu kam punën e modelingut dhe çdo herë që jam këtu kam shumë punë. Javën tjetër shkoj në Los Angelos, ku më presin 3 sfilata të mëdha, ku do të jem imazhi zyrtar e KLIX extension!

Cili është përkufizimi yt për Shpatin si partner?

Lidhja me Shpatin është një ëndërr, që tek ne ka ndodhur realitet. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer dhe një dashuri sikur në përralla. Po të doja të flisja për lidhjen tonë të bukur dhe për Shpatin, do më duhej shumë kohë dhe shuuumë intervista (qesh).

A do të kemi ndonjë lajm të ri për jetën tuaj private? Dasma?

Dasmën ende nuk e kemi planifikuar. Normal që është në planet tona, por ende nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo.

Si e ndan jetën mes Amerikës dhe Maqedonisë?

Është e vështire të jem pa Shpatin, por mundohemi të mos rrimë dhe aq shumë pa njëri-tjetrin. Unë vij në Amerikë për familjen time dhe për punën që kam këtu, por jemi në kontakt me Shpatin tërë kohës. Tani që kam filluar muzikën, kam qenë më shumë në Evropë se sa në Amerikë.

Keni planifikuar të bashkëjetoni në një qytet të përbashkët?

Unë, kur nuk jam në Amerikë, normal që bashkëjetoj me Shpatin për derisa jam e fejuar, më mirë të them që jetoj nëpër aeroplanë sepse udhëtoj shumë shpesh Amerikë-Maqedoni dhe Maqedoni-Amerikë.

Cila është fjala me të cilën të thërret Shpati me ëmbëlsi?

‘Baby’ është fjala që i thërrasim njëri-tjetrit, por Shpati ndonjëherë më thërret “Zogu im” (qesh).

Sa ka qenë fatura më e shtrenjtë që keni harxhuar nga telefonatat që bëni?

O Zot, më mirë mos të flas për telefonatat. Kam harxhuar shumë shumë, sidomos kur jam në Amerikë. Më ka ra rasti të paguaj edhe 800 dollarë, është tmerrësisht shtrenjtë të thërrasësh direkt me celular nga Amerika!

Nëse një ditë ju thotë se ju ka tradhtuar, a do ta falnit?

Tradhtinë nuk besoj se do t’ia falja kurrë. Konsumoni alkool? Nëse po, cila ka qenë gafa më e madhe që keni bërë nën efektin e saj?

Nuk konsumoj fare alkool!

Cili është për ty mashkulli më seksi në botë dhe ç’do të bëje nëse do e takojë vetëm për një natë?

Shpati është mashkulli më seksi. Sa herë e takoj, do të doja të rrija me të për shumë, shumë net.

Për çfarë nuk do guxoje kurrë në jetë ?

Nuk do të guxoja të tradhtoja, të gënjej e as të pozoj nudo.

Po ta dije se planeti shkatërrohet për 24 orë, cila do ishte gjëja e parë që do bëje ?

Do të kisha dashur të isha duke u përqafuar me Shpatin, por kjo pyetje më frikëson shumë.

Ky shkrim u botua më 23 janar 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.