BOTA

Deklarata ‘bombë’ e SHBA: Lufta me Korenë e Veriut do ishte tmerrshme, por jo e paimagjinueshme

12:09 - 17.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali, Joseph Dunford, ka thënë se opsioni ushtarak ndaj kërcënimeve të Koresë Veriore për lansim të raketave, do të ishte i “tmerrshëm”, mirëpo e ka quajtur “ të paimagjinueshëm”, mundësinë që t’i lejohet Penjanit, zhvillimi i raketave bërthamore me kapacitet për të arritur në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Dunford, u ka thënë gazetarëve në Pekin, se presidenti Donald Trump, “ka kërkuar nga ne, një opsion ushtarak të besueshëm, dhe kjo është pikërisht ajo që jemi duke bërë”.

“Ashtu siç u kam treguar homologëve, qofshin miq apo armiq, nuk është e paimagjinueshme të kemi opsione ushtarake për t’ju përgjigjur kapaciteteve bërthamore të Koresë Veriore”, ka thënë Dunford, raporton Rel.

“Çka është e paimagjinueshme për mua, është dhënia e mundësisë së Koresë Veriore për krijimin e armëve bërthamore, me kapacitet për të arritur në Denver, apo Kolorado, kjo është e paimagjinueshme për mua. Kështu që detyra ime është të zhvillojë opsione ushtarake, që të sigurohem se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.