Show-Bizz

Dy vëllezërit Vargu: Dashuria për kinemanë, konkurrimi në Montreal me filmin për luftën e ‘99 në Ballkan

15:25 - 17.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Pamela ALIAJ

 

“Elvis Walks Home” është filmi që pritet të dalë në kinema këtë vit, dhe nuk po flasim për një film të zakonshëm, produkt shqiptar, por një film me diapazon botëror i cili do të konkurrojë për herë të parë në festivalin e mirënjohur të Montrealit, i renditur i gjashti për nga rëndësia e konkursit të filmit në botë. Ata janë dy fëmijë shumë të talentuar të një familje të njohur doktorësh. Bëhet fjalë për Samuelin dhe Arminin, dy djemtë e familjes së Petrit dhe Migena Vargut, ai kardiolog dhe ajo dermatologe në QSUT. Ata janë një familje e lumtur dhe shumë e unifikuar të cilët pavarsisht impenjineve të shumta e gjejnë kohën të kalojnë me njëri-tjetrin dhe të ndajnë pasionet e përbashkëta siç është ai për skuadrën e Juventusit.

Samueli dhe Armini janë dy nga aktorët kryesorë të filmit të cilët marrin pjesë në këtë produksion nën regjizurën e Fatmir Koçit, në rolin e aktorit kryesor të Elvisit është Dritan Kastrati dhe kameramani i njohur polako-anglez, Marek Wesolowski. Për herë të parë filmi me produksion shqiptar  konkuron në festivalin e famshëm të Montrealit për çmimin “Filmi më i mirë” i cili do të zhvillohet në 24 gusht deri në 4 shtator dhe pritet të dalë dy herë.

Në një intervistë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, dy aktorët e rinj kanë shpalosur disa nga prapaskenat e filmit të shumëpritur shqiptar i cili pritet të dalë së shpejti edhe në kinema. Samuel Vargu është vetëm 13 vjeç dhe numëron plot tetë  filma në të cilët ka marrë pjesë me role kryesore dhe dytësore në një periudhë dy vjeçare. Filmi i parë në të cilin ka marrë pjesë titullohet “Skuadra,një filmë me metrazh të shkurtër i regjizorit Artan Minarolli,ndërsa në filmin “Elvis Walks Home” një bashkëpunim kinematografik mes Britanisë dhe Shqipërisë me regji të Fatmir Koçit,ku Samueli ka rol kryesor. ”Elvis kthehet në shtëpi” flet për luftërat në Ballkan më vitin 1999 dhe për fenomenin e trafikimit të organeve ku në qendër të tij është fati i disa fëmijëve jetim të mbetur në rrugë, ndërkohë që me ta takohet një imitues i Elvis Preslit.

 

Si nisi ideja e pjesmarrjes në filmin “Elvis Ëalks Home” ?

Kontakti me xhaxhi Fatmirin ka filluar te filmi i dytë i imi, në të cilin kam patur një rol dytësor, ku luaja rolin e personazhit kryesor në moshë të vogël dhe i kërkova xhaxhi Fatmirit në qoftë se mund të merrja dhe vëllain. E mori vëllain dhe te filmi ”Elvis Ëalks home“ që ka arritur te festivali i “Mont Realit” na kërkoi të dyve. Unë luajta rolin e Nurit me nofkën Samurai dhe Armini luajti rolin e Ukos.

Filmi që do të dalë tani “Elvis Ëalks Home”, për çfarë bëhet fjalë?

Është historia e luftës në vitin 1999 në Ballkan. Nuk specifikohet se ku  ndodh në Bosnje apo vend tjetër, domethënë gjithçka ndodh në Ballakan dhe është historia e një emigrant shqiptar që jetonte në Londër dhe vjen për të stërvitur trupat e Juenit në luftë dhe duke kaluar kufirin ka një problem te pasaporta e këtij djalit. Kjo e bën që ky të arratiset nëpër pyll. Në momentin që I ka ikur policisë, ky shtrihet për të fjetur gjumë mes pyllit dhe kur zgjohet sheh 13 fëmijë, të cilët kishin frikë nga trafikimi i organeve. Në fillim unë dhe rolin tjetër kryesor Armini, jemi dy kapot e bandës. E kishim me dyshim këtë njeri dhe donim ta vrisnim. Ai I cili u afrua me Elvisin ishte Uka dhe një vajzë tjetër në film. Ishin ato të cilët e besuan që në momentin e parë dhe filluan që ta afronin me pjesën tjetër të grupit. Në fund fare pas shumë peripecive, na rrëmbejnë për trafikim organesh. Arrijmë te kampi I Juenit,kun a kap lufta dhe më pas në fund unë arrij të shpëtoj.

Më the që ke marrë pjesë dhe në një filmë tjetër para këtij.

Samueli: Unë në fakt kam marrë pjesë në shumë filma të tjerë para këtij. Te “Skuadra” me Artan Minarollin, I cili tani nuk është më, tek “Pistomani”me xhaxhi Fatmirin , tek “Ujë për trëndafila”me Juri Bitrin, tek “Elvis Ëalks Home”,që është filmi me xhaxhi Fatmirin. Kam luajtur te “Delegacioni”me Bujar Limanin. Këtu kam patur një rol të vogël si dhe te “Lazarati” që ka qenë një filmë amerikan.

Kur pritet që të dal filmi?

“Elvis Ëalks Home” pritet të dalë nga dhjetori.

Xhirimet ju I keni mbaruar?
Xhirimet kanë mbaruar deri në gusht po nuk ka dal shpejt sepse festivalet e mëdha të nivelit A nuk lejojnë që filmi të shfaqet në kinema e pastaj të konkurojë.

Ku konkuron filmi?
Filmi konkuron te festivali I “Mont Realit”dhe është arritje shumë e madhe.

Kur fillon konkursi?
Fillon më 24 dhe mbaron në 4 shtator. Është nivel I parë I konkurimit.

Po konkurentë të tjerë që do jenë në garë,di?

Di që vitin e kaluar ishin 2000 filma që konkuronin dhe jane zgjedhur 21. Këtë vit pak a shumë 1800 filma kanë konkuruar dhe te këto është zgjedhur “Elvis Ëalks Home”. Për momentin nuk ka dal lista po që do dali.

Më flisni pak për familjen në përgjithësi? Me çfarë merreni? Shkolla?

Armini: Unë studioj në shkollën “Torgut Ozal”. Tani hidhem në klasë të gjashtë. Jam shumë mirë me mësime. Më pëlqen lënda e angishtes dhe kur të rritem dua të marrë rrugën e familjes sime, dua të bëhem mjek kardiolog.

Samueli: Edhe unë studioj te “Torgut Ozal”, hidhem në klasë të nëntë. Jam me dhjeta kryesisht. Së bashku me vëllain vazhdojmë not me “Partizanin”. Gjithashtu bëj edhe ”Kin Box”,vazhdoj kursin e italishtes. Jemi tifoz me Juventusin.

Sa kohë kaloni me familjen duke qenë se jeni edhe në shkollë dhe me impenjime të tjera?

Samueli: Unë zgjohem herët kur iki në shkollë , ngrihem që në 6:30. Më pret furgoni poshtë e kthehem në orën katër pa pak. Bëj detyrat, iki në not, vij në darkë pastaj një orë më ngelet me familjen.

Armini: Unë zgjohem po në 7:30. Në mëngjesme familjen,pastaj në shkollë. Kur kthehem filloj direkt mësimet ëe të kem kohë të rri me familjen.

 

Më flisni pak për kastin e filmit, regjisori dhe aktorët

Regjisor është Fatmir Koçi. Aktori kryesor që luan rolin e Elvisit është Dritan Kastrati. Sa I përket kameramanit ka qenë anglez. Ky i fundit ka marrë pjesë më shumë në xhirimin e reklamave të “Coca-cola”etj. Pjesa tjetër janë të gjithë shqiptarë.

Si ju lindi kjo dëshira që të merni pjesë në filma?

Samuele: Xhaxhi Tani që ka vdekur punonte te TVSH-ja dhe sa herë që mbaronte punën vinte të pintekafe te lokali i “City Park”    që e kam poshtë pallatit. Sa herë që zbrisja poshtë furgonit ishte duke pirë kafe aty. Sa herë që më shihte më përshëndeste, kam qenë pak si buçko. Një ditë më tha që thrrite babin se duhet ti them diçka. Ishte një filmë i shkurtër vetëm 18 minuta e më tha që do të marrë aty e kështu filloj.

Si ndihesh, ke ndonjë dëshirë që ta vazhdosh?

Unë kam dëshirë për ta vazhduar po mami dhe babi duan të bëhëm doktor.

Po gjithsesi ka kohë për t’u menduar.

A ka bërë regjisori Fatmir Koçi filma të tjerë për fëmijë?

Në fakt ai nuk ka bërë filma të tjerë për fëmijë. Për të qenë të qartë edhe ky film nuk është film për fëmijë, ka shumë dramë. Është më tepër film për të rritur sesa për fëmijë.

Si ka qenë roli te “Elvis Walks home”?

Roli te filmi “Elvis Ëalks Home” ka qenë një rol mjaft i dashur.Personazhin kryesor që të gjithë e shihnin si të keq unë e pashë ndryshe. Gjatë filmit ai më mjekonte këmbën, më jepte ujë, më ndihmonte.

Roli yt është dytësor?

Jo, është rol kryesor.Janë gjashtë role kryesore.

 Më fol pak për rolin tënd

Unë luaj rolin e Samurai në film. Që në fillim unë me personazhin tjetër kemi qenë kapot e bandës, kë shikonim donim t’a vrisnim. Pavarësisht se Elvisi ishte i mirë ne nuk e besonim. Një moment ai e tregoj se na donte, pasi rrezikoj jetën për ne.

Sa zgjati filmi?

Xhirimet zgjatën një muaj e pak ditë. Janë kryer në Gjadër, në Shëngjergj. Kemi qenë në Shqipëri, megjithëse në film nuk tregohet se ku.

Ndonjë gjë që u ka lënë mbresë gjatë filmit?

Në fakt u lodhëm. Tre ditët e para nuk na mbanin këmbët.Ditën e dytë të xhirimit unë kisha datëlindjen. Ditët e para ishin të lodhshme pastaj e morëm veten.

Kush e luan rolin e “prindit të mirë dhe të keq”?

Asnjëri nga të dy nuk është I rreptë. Mua nuk më kontrollojnë më as detyrat, vëllait po.

Me kë je i lidhur më shumë?

Me babin më shumë ngaqë është tifoz me Juven, megjithëse me mamin rri më shumë.

Ku i kaluat pushimet?

Për pushime ishim 10 ditë në Sardenjë, tani do ikim një javë në Sarandë dhe një javë në Korfuz. Sardenja ishte fantastike, ishim te ishujt në veri-lindje. Në Sarandë ikim çdo vit. Vjet kemi qenë në Qipro, Dubai, TurQI etj kështu lëvizim në çdo verë.

Diku është shfaqur ndonjë reklamë që fillon festivali?

Jo, nesër në orën 11 do shfaqet te “Ministria e Kulturës”. Do jetë konferenca për shtyp posaçërisht për filmin.

Po në media?
Do filloj së shpejti. Traileri do dali së shpejti. Duhet ta shohin një herë në “Mont Real”,duhet të përfundoj njëherë puna atje se nuk lejohet të qarkullojnë pa kaluar njëherë aty.

A jeni paguar?

Në fakt me këtë pjesën janë marrë prindërit. Te filmat e parë disi jo ndonje pagë kushedi, te këto të fundit po.

E keni parë filmin?

Po filmin e kemi parë, në një shoë që është bërë vetëm për familjarët.

Ishim të gjithë ne aktorët me familjarët tanë. Na ka pëlqyer shumë.

Cili është ndryshimi mes filmit që ju keni parë dhe filmit jashtë ekranit?

Jashtëzakonisht ndryshim. Në një skenë kur hidhet bomba që shpëtojmë ne, gjatë xhirimit vraponim ndërsa kështu dukej sikur shpërthente pallati.

Si është të jesh aktor. Si ndiheni?

Mua më pëlqen shumë.Të vlerësojnë. Unë kur luaj e bëj me shumë qejf. Aktori përballet me ca situate që në jetën e përditshme nuk përballesh ndonjëherë.

Si ia bën që të futesh në rol?

Unë kur jam duke xhiruar nuk mendoj asgjë tjetër veç xhirimit. E imagjinoj veten sikur jam në pyll, kam vetëm një armë dhe çfarë do bëj tani.Lexoj skenarin dhe mundohem që të futem sa më tepër dhe e përjetoj sikur unë jam ai njeriu që është pa familje pa asgjë.

Kishit shumë dubla, shumë kthime pas?
Dubla kemi pas. Ngaqë kemi punuar me fëmijë shumë të vegjël ndodhte që shpesh të qeshej.Tre ditët e para u lodhëm shumë. Ngjisnim kodra se duhet të xhironim në majë të kodrave.Bukur, po ishin shumë të lodhshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.