OPINION

E majta është sëmurë që kur imiton të djathtën

08:40 - 17.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Emiliano Brancaccio 

Idetë socialistë kanë hyrë në krizë, kur qeveritë e majta kanë aplikuar në ekonomi rregullat e liberalëve. E tani progresistët rrezikojnë të zhduken nën tentativën (përpjekjen) për të imituar një tjetër të djathtë, atë ksenofobe.

Rënia e partive socialiste evropiane në këto muaj është subjekt i interpretimeve të reja. Pas daljes nga moda të idesë Blair-iane, të obsolencës së socialdemokracisë dhe të domosdoshmërisë së një “rruge të tretë”, duket sikur kohët e fundit po përhapet një tjetër teori e përbashkët: E majta është në krizë, sepse pasi hyri në qeveri, filloi të zbatonte politikat e së djathtës. Dhe me goxha zell, mund të shtojmë.

* * *

E konsiderojmë ne të tillë, mënyrën e tregut të punës, një pjesë e majme e reformave që kanë kontribuar në rritjen e pasigurisë në Europë ka ardhur si pasojë e qeverive me frymëzim socialist. Në shumë vende, përfshirë këtu Italinë dhe Gjermaninë, është konstatuar që rënia më e rëndësishme e indekseve për mbrojtjen e punës e llogaritur sipas OCSE-së, ka ndodhur aty ku ka pasur mazhorancë socialiste. Me çfarë rezultatesh? Kërkimet shkencore për aq sa i përkasin këtij fenomeni kanë treguar (bërë të qartë) që kjo lloj reforme nuk ndihmon aspak në rritjen e punësimit. Pa pasur aspak si qëllim për të kundërshtuar profesionistët e “Jobs Act”, kjo dëshmi është tashmë e njohur edhe nga institucionet ndërkombëtare favorizuese përkundrejt liberalizimit të punës. “World Economic Outlook” 2016 i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe “Employment Outlook” 2016 i OCSE kanë pranuar që politika e fleksibilitetit në kontrata nga të dhënat statistikore ka treguar se nuk sjellë efekte sinjifikative (të rëndësishme) në punësim. Kërkimet më të fundit të Fondit Monetar dhe enteve të tjera kanë demonstruar që mbrojtja e pakët e punës është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me rritjen e indeksit të pabarazisë në të ardhurat ekonomike. Përballë këtyre evidencave (provave) mund të themi se nuk është shfaqur asnjë dyshim nga ana e udhëheqësve socialistë, të cilët kanë promovuar politika të tilla. Shumica, në fakt, ende argumentojnë vlefshmërinë e zgjedhjeve të tyre. Një shembull tjetër ka të bëjë me privatizimin. Një sasi e konsiderueshme e shitjeve shtetërore gjatë çerekshekullit të fundit në Europë është bërë nga qeveritë e majta, duke përfshirë edhe ato italiane. Aktorët kryesorë të gjithë kësaj vendimmarrjeje, në debatin politik, janë justifikuar me heqjen dorë nga privatizimi i bazuar në idenë e joefikasitetit të ndërmarrjeve publike. Gjithsesi, literatura nuk ka prova të mjaftueshme empirike për të vërtetuar këtë gjë. OCSE, një ndër institucionet më kundërshtuese të pronësisë së shtetit, ka publikuar në vitin 2013 një studim që tregon se ndërmarrjet më të mëdha publike në listën e “Forbes” kanë regjistruar një lidhje midis fitimeve dhe të ardhurave shumë më të larta se kompanitë private. Nuk do të fillojmë të analizojmë këto studime, apo të bëjmë një reflektim kritik mbi privatizimet e kaluara, po nënvizojmë faktin se udhëheqësit e partive socialiste ende duken të ankoruar në besimet e tyre të vjetra dhe shfaqen të papërgatitur nga dallga e mëkëmbjes shtetërore pas krizës së 2008-ës. Së fundi, le ta konsiderojmë politikën e liberalizimit financiar si hapjen ndaj lëvizjeve ndërkombëtare të kapitalit. Partitë socialiste kanë mbështetur pa hezitim masa të tilla. Përralla e globalizimit të kapitalit, si një faktor stabiliteti, paqeje dhe emancipimi social u bë një nga pikat themelore programore të këtyre forcave politike dhe në një farë mënyre, slogani kundërshton punëtorin ndërkombëtar. Pas recesionit (kthimit pas) të madh në mbarë botën dhe krizës pasuese të eurozonës, edhe në raportet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të institucioneve të tjera në favor të liberalizimit të flukseve financiare u shfaq një shqetësim i madh në lidhje me efektet destabilizuese të lirisë së lëvizjes ndërkombëtare të kapitalit. Liderët socialistë, gjithsesi dukeshin të çorientuar nga rryma e re dhe në një farë mënyre të paaftë për t’u përshtatur me ndryshimin interpretativ. Gjatë kërkimit të vazhdueshëm për të gjetur një identitet të përputhshëm me karakterin e tyre, partitë socialiste kanë aplikuar recetat tipike të së djathtës liberale, pa u dhënë shumë rëndësi efekteve reale, e nganjëherë duke ushtruar një determinim akoma më të lartë sesa vetë institucionet që i kanë krijuar fillimisht. Tendenca për të kopjuar si majmuni kundërshtarin politik nuk limitohet vetëm tek rivaliteti i liberalëve. Faktikisht ekziston një tjetër tundim që karakterizon propagandën më të re të qeverisë së majtë europiane e që, herë-herë, vihet re edhe tek sloganet e forcave politike të udhëhequra nga Corbyn e Melenchon, që shfaqin haptazi kritika kundrejt apologjive të vjetra të tregut të lirë. Ky është tundimi për të kopjuar një të djathtë të re, atë ksenofobe, pikërisht mbi temën e emigracionit. Sinjalet e kësaj forme të re të kameleonizmit mund të vihen re edhe në Itali, ku më shumë dhe më shpesh Partia Demokratike rrëshqet në drejtim të kërkesave më të parëndësishme kundër emigracionit dhe shpeshherë e ashtuquajtura e majtë radikale nxit ksenofobinë dhe pretendon të justifikohet me idenë se emigrantët kontribuojnë në uljen e pagave dhe kushteve të jetesës së punëtorëve aktivë. Edhe në këtë rast janë thuajse të pavlefshëm dëshmitë shkencore, që vërtetojnë se nuk ekziston një lidhje shkakësore ndërmjet emigracionit dhe kriminalitetit dhe aq më tepër, ndikimi modest i migrimit në dinamikën e pagave. Duke pasur parasysh se edhe argumenti tjetër që thotë se emigrantët janë një gjë thelbësore për sistemin e pensioneve paraqet mospërputhje të ndryshme logjike dhe empirike, duhet arritur në konkluzionin se e majta, për sa i përket migracionit nuk bën gjë tjetër veçse hidhet sa nga një mashtrim në tjetrin. Nën litarin e së djathtës liberale, e majta hyri në krizë, në bishtin e së djathtës ksenofobike e majta rrezikon të zhduket nga korniza e politika ndërkombëtare. E majta mund të lulëzojë vetëm nëse radikalizohet në kritikën shkencore të kapitalizimit, në ndërkombëtarizimit të punës dhe nën një ide që premton modernitet dhe progres social dhe civil.

“L’Espresso”/ “Opinion.al”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.